• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Britani zbulojnë ilaçin që ul vdekshmërinë nga COVID-19: Nuk shërben për pacientët me simptoma të lehta

by Ardit Rada
16/06/2020 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ilaç që kushton lirë dhe që ekziston në sasi të mëdha, i quajtur Deksametason, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve që janë në gjendje të rëndë nga koronavirusi. Ekspertët britanikë thonë se trajtimi me doza të ulëta të steroidit është një zbulim i rëndësishëm në luftën kundër virusit vdekjeprurës, shkruan “BBC”.

Kjo substancë e ul rrezikun nga vdekja për një të tretën te pacientët që janë duke u ndihmuar me ventilator. Për pacientët që janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ilaçi e ul rrezikun e vdekjes për një të pestën.

Hulumtuesit kanë vlerësuar se nëse ilaçi do të ishte i qasshëm në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pandemisë, deri në pesë mijë jetë njerëzish do të mund të shpëtoheshin. Për shkak të çmimit të tij të ulët, ilaçi do të mund të sillte përfitime të mëdha në shtetet e varfra që po përballen me numër të lartë të pacientëve me Covid-19.

Në studimin e kryer nga një ekip i Universitetit të Oksfordit, rreth 2,000 pacientë përdorën Deksametason dhe gjendja e tyre u krahasua me rreth 4,000 të tjerë, të cilët nuk e kishin përdorur këtë substancë.Për pacientët që ishin duke u trajtuar me ventilator, ilaçi e zvogëloi rrezikun nga vdekja nga 40 në 28 për qind, ndërsa për pacientët e trajtuar me oksigjenoterapi, rreziku nga vdekja u ul nga 25 në 20 për qind.

Hulumtuesi kryesor, prof. Peter Horby, tha: “Ky është ilaçi i vetëm deri më tani që ka dëshmuar se e zvogëlon vdekshmërinë në masë të konsiderueshme. Ky është një zbulim i rëndësishëm.”Prof. Martin Nadray, i cili gjithashtu kontribuoi në këtë studim, tha se rezultatet tregojnë që për çdo tetë pacientë që kanë nevojë për trajtim me ventilator, njëri prej tyre mund të shpëtohet nga vdekja.

Sidoqoftë, Deksametasoni duket se nuk u ndihmon të infektuarve që kanë simptoma më të lehta, me fjalë të tjera, njerëzve që nuk kanë nevojë për ndihmë për të marrë frymë.

/e.rr

Next Post
Video/ “Të dua shumë o jetë, mos u merakos”, gruaja pret te dera e gjykatës shoferin e kamionit me 500 mijë euro në Durrës

Video/ "Të dua shumë o jetë, mos u merakos", gruaja pret te dera e gjykatës shoferin e kamionit me 500 mijë euro në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

August 25, 2026
“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në 24 orë, 3 ende aktive dhe 6 nën mbikëqyrje

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com