Në Britani situata kritike/ Në 24 orët e fundit: 53 mijë të infektuar dhe 414 viktima

Koronavirusii Britaniai1

LONDËR

Britania e Madhe ka regjistruar sot 53 135 raste të reja me koronavirus, një rekord i lartë ditor dhe 414 viktima.

Kjo ndodh, në kohën që vala e dytë e sëmundjes vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

Ekspertë shendetësorë britanikë kanë thënë se rastet janë rritur në një mënyrë dramatike dhe të frikshme, duke thënë se Britania gjendet akoma në një situatë kritike, për shkak të virusit, përcjellin mediat ndërkombëtare.

Nuk dihet nëse e sotmja ishte dita më e keqe e pandemisë së koronavirusit, për shkak se shpesh mungojnë edhe testimet e sakta, sesa janë kryer në një ditë.

Shkencëtarët kryesorë vlerësojnë se deri në 100 000 njerëz janë prekur nga sëmundja çdo ditë gjatë ditëve më të errëta të pranverës. Numri i viktimave të njoftuara shënoi një rënie prej 44 për qind krahasuar me të njëjtën kohë javën e kaluar, kur u regjistruan 691.

Kujtojmë se në të gjithë botën, janë shënuar zyrtarisht si të infektuar me Covid-19, mbi 82 milionë njerëz.

Ndërsa, janë tashmë viktima nga Covid-19, në të gjithë rruzullin, 1 789 084 persona.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com