• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne, brezi i zboreve… Koha kur në rast agresioni, një milion shqiptarë ishin nën armë për pak orë

by A R
21/06/2022 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ethem Ruka

Asnjëherë nuk e kam kuptuar përdorimin e fjalës “zbor”. Kjo fjalë, që ishte kaq e zakonshme për gati 50 vite të brezit tim, sot thuajse nuk ekziston më. Nuk ekziston as në fjalorin e gjuhës shqipe.

Dhe nuk duhet të ekzistojë, sepse nuk është fjalë e gjuhës shqipe, por fjalë e huazuar nga sllavishtja. Zbor do të thotë grumbullim, mbledhje e në një kuptim më të gjerë edhe kuvend.

Fjala zbor ishte kaq e zakonshme për të paktën 450 000 rezervistët e dikurshëm në rezervë. Zbori ishte stërvitje ushtarake e popullsisë civile. Çdo mashkull në moshë madhore deri në moshën 50 vjeç ishte i detyruar të bënte tre javë zbor. Edhe femrat ishin të detyruara të bënin një javë zbor në vit, por deri në moshën 35 vjeç.

Vështirë është të gjendet ndonjë arkiv familiar të mos ketë një fotografi me veshje ushtarake.

Ishte koha kur fjala karabinë dhe kallashnikov na dukej aq familiare sikur të thuash sot stilolaps. Ne i dinim përmendësh pjesët përbërëse të kësaj arme, dinin të bënim me sy mbyllur zbërthimin e pjeshëm e të plotë të saj, dinim të mirrnim vijën e shënimit, dhe dinim të bënim qitje në poligonet ushtarake.

Njihnim në detaje rregulloret ushtarake, dinim skemën e njoftimit në rast alarmi, dinim pikat e grumbullimit për t’u veshur me uniforma ushtarake, dinim dhe rajonin ku do të zinim pozicionin luftarak në rastin e një agresioni të mundshëm. Dinim se në rast agresioni një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë.

Përgatitja ushtarake u bë një nga tre komponentët e edukimit në shkollat e mesme dhe ato të larta. Si student e më vonë si profesor universiteti, duke filluar nga vitet 1970, çdo vit kryenim një muaj stërvitje ushtarake në Drojë të Mamurrasit.

Nuk ka ish-studentë të universiteteve të Tiranës të mos e njohë Drojën e Mamurrasit, rreth 35 km në veri-perëndim të Tiranës.

Për të shkuar deri aty duhet të lije rrugën e vjetër që çonte në Mamurras dhe të ktheheshe djathtas për të përshkuar një rrugë të shtruar me zhavor që nuk ishte më shumë se dy km. Kazermat e repartit ushtarak ndodheshin përbri lumit të Drojës. Aty ishte komanda, fjetoret, mensa, depot, klubi, sheshi ku bëhej rreshtimi i trupave e gjithçka tjetër që i duhej një reparti ushtarak.

Regjimi ditor ishte regjimi i një ushtari të rregullt. Fjetja dhe zgjimi me orar, fizkultura e mëngjesit, tranazhi, rregullimi i krevatëve, mirëmbajtja e kapanoneve, stërvitja ditore, koha e pushimit etj ishin të programuara saktësisht dhe askush nuk guxonte t’i thyente.

Studentët ishin ushtarë, ndërsa pedagogët në shumicën dërrmuese ishin oficerët e tyre si komandantë toge ose kompanie. Studentët e Biologjisë e Kimisë stërviteshin për mbrojtje kundërkimike, ndërsa ata të Matematikës e Fizikës, për mbrojtje artilerie.

U familiarizuam aq shumë me Mamurrasin, u familiarizuam me Drojën, shpatet e rrëpirta të lumit të Drojës, kodrat, pyjet dhe arishtet që shtriheshin poshtë repartit ushtarak, deri te rruga nacionale e asaj kohe.

Sikur të mos mjaftonin orët e mësimit, edhe lëvizjet në rresht kur dilnim nga reparti ose ktheheshim në të, shfrytëzoheshin për situata të ndryshme ushtarake.

Mjafton që komandati të jepte komandën “gazi” dhe të gjithë duhet të nxirrnin me shpejtësi dhe të vishnin kundragazin. Ai mund të hiqej vetëm me urdhër. Kur jepej komanda “ajri majtas” që presupozonte një goditje ajrore nga e majta, të gjithë duhet të pozicionoheshin barkas në drejtim të kundërt. Edhe nëse djathtas ishte një kanal me ujë e baltë, duhet të futeshe në të deri sa të jepej komanda tjetër “Ajri u zhduk”.

Për fat të keq kishte disa pedagogë inatçorë që i përdornin këto situata vend e pavend për të lodhur studentët e veçanërisht vajzat që janë me delikate dhe kanë problemet të veçanta gjinore. Nuk ishte aspak e lehtë.

Megjithatë, pasditet ishin aq të këndshme e gazmore. Mblidheshim grupe-grupe, dikush këndonte, ndonjë i binte kitarës, bënim mbrëmje vallëzimi në natyrë, tregonim anekdota, jepnim opinione pozitive e negative për komandantët, lexonim ndonjë libër që e kishim marrë me vete, ndanim cigaren me njëri-tjerin dhe thurrnim miqësi të reja.

Humori i njerëzve arrinte apogjeun në stërvitjet ushtarake. Njëherë që pedagog, pak i ndrojtur nga natyra, po ndihmonte një vajzë të mirrte vijën e shënimit duke qëlluar me automatik nga brenda një bunkeri. Aty lëvizi një zhapik dhe vajza bërtiti me zë të lartë sa që të gjithë studentët që ishin jashtë bunkerit u habitën. Pedagogu doli menjëherë nga bunkeri dhe bërtiti “Jo unë por zhapiku!”.

Të gjithë qeshën me të madhe dhe këtë histori e tregojnë edhe sot e kësaj dite.

Ndodhte që dikujt i humbiste kapelja ushtarake dhe ia merrte tjetrit. Loja e vjedhjes së kapeles vazhdonte aq shumë sa përfshiheshin dhjetra vetë. E gjithë kjo shndërrohej në një lloj loje humori që shkaktonte të qeshura pa fund.

Jeta jonë ishte jetë kazerme. Vajzat, djemtë dhe pedagogët kishin kapanone të veçanta. Me përjashtim të pedagogëve të gjithë flinin në krevate dysh, tip marinari. Kushtet nuk ishin të përsosura, megjithatë kujdesi për higjienën ishte maksimal.

Ndodhi një herë që u helmuan disa studentë. Nuk e di sa specialistë mjekësie me bluza të bardha mbërritën nga Tirana dhe sa analiza ushqimesh u bënë. Thoshin se shumë u pushuan nga puna vetëm për këtë rast.

Njerëzit janë njerëz, secili me individualitetin e vet. Asnjë rregullore dhe asnjë kanun nuk mund t’i shndërrojë në klon të njeri-tjetrit. Kishte djem e vajza që shkelnin ndonjë rregull, që për jetën përtej gardhit të repartit ushtarak ishte normale. Gjërat ekzagjeroheshin aq shumë, saqë merrnin përmasa që arrinin deri në Komitetin Qendror të asaj kohe.

Duke shkruar këto pak rrjeshta, lexova një dokument që tregonte për 9 djem e dy vajza të një shkolle të mesme të Tiranës, të cilët gjatë stërvitjes ushtarake u gjetën duke pirë konjak. Aq problem u bë, sa që ngjarja u dokumentua në detaje dhe mbërriti deri në zyrën e Enver Hoxhës.

Njëri nga këta nxënës, vite më vonë u bë një nga miqtë e mi të afërt.

Një student tjetër vodhi një pelerinë shiu dhe e shkëmbeu me një fshatar me një pulë dhe një shishe raki që e piu me shokët. Një ngjarje e tillë mund të shkonte deri në dënim të pashembullt, megjithatë u gjet një mënyrë për ta mbyllur duke shpëtuar karrirën e tij të mëtejshme.

Secili prej nesh që jetoi atë kohë, mund të tregojë histori pafund. Ne u edukuam me dashurinë për vendin dhe e konsideronim mbrojtjen e tij, prioritet madhor. Sot kemi gjithë pjekurinë të gjykojmë se çfarë ishte mirë dhe çfarë ishte teprim.

Kohët kanë ndryshuar, po ashtu edhe alencat mes vendeve. Brezat tanë jetuan në një kohë tjetër. E megjithatë ajo ishte koha jonë dhe ne s’ka pse mos të shkruajmë për të. Harresa gërryen gjithçka, ashtu si një pikë e vogël uji që gërryen pa u ndjerë edhe shkëmbin më të fortë.

Kam lexuar se atje në Mamurras, aty nga vitet 1920, u vranë dy qytetarë amerikanë, por askush nuk mësoi cila ishte arsyeja. Nja dy tre kuriozë, pikërisht pas një shekulli, u kthyen të gjenin ndonjë gjurmë të kësaj historie, por nuk gjetën asgjë. Kështu do të ndodhë edhe me jetët tona nëse nuk shkruajmë edhe për Drojën ku kaluam disa muaj të jetës sonë më të bukur.

Ky është një fshat për të cilin të rinjtë nuk dinë sot asgjë. Shumë nga godinat e rapartit janë kthyer në banesa dhe rreth tyre kullosin vetëm dele e dhi.

E megjithatë, Mamurrasi dhe Droja më ngjallin mall, mall për kolegët, studentët si dhe për kohët që kanë mbetur më shumë se 30 vite pas.

Nga faqja e autorit në FB

Next Post
“Uroj të vijë sërish me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin”/ Rama batuta me Marin: Kur erdhi më tha…

“Uroj të vijë sërish me vajzën e vogël dhe bashkëvuajtësin”/ Rama batuta me Marin: Kur erdhi më tha…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In