• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Big Brother VIP qenka futur edhe Jozefina Topalli

by Denis Dyrnjaja
28/12/2022 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Në edicionin e dytë të BBV është futur për të konkurruar edhe Luis Ejli, i njohur në publik si këngëtar. Si çdo kush që ka një profesion ka dhe një jetë private. Dhe në një segment të jetës private Luisi ka patur në të shkuarën një lidhje me vajzën e ish Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë znj. Jozefina Topalli. Sikurse ndodh e mund të ndodhë në atë kohë kur ka ekzistuar lidhja mes dy të rinjve është kurorëzuar me fejesë, por pas disa vitesh ata janë ndarë si miliona njerëz në të gjithë botën që zgjedhin të ndajnë rrugët e të krijojnë jetë të re me partnerë të rinj ose jo. Vajza e Jozefina Topallit sot ka një bashkëshort dhe një familje të saj me fëmijë. Ajo ka emrin dhe personalitetin e saj, ndërsa Luiz Ejli ka zgjedhur rrugëtimin e tij me emrin dhe personalitetin e tij. Këngëtari ka preferuar së fundi të bëhet pjesë e reality show Big Brother VIP Albania.

Duke qenë një format ku ka në thelb bashkëjetesën me njerëz të ndryshëm si eksperiment social edhe Luisi do bëjë rrugëtimin e tij në këtë show. Do të shfaqë personalitetin dhe karakterin e tij. Dhe mediat, veçanërisht ato online që ne i përcaktojmë si portale, kanë të drejtën e tyre të merren, analizojë e komentojnë çdo veprim të Luisit apo çdo banori tjetër në BBV. Por nuk kanë asnjë të drejtë të përflasin persona e personazhe që kanë jetën e tyre dhe diskrecionin e tyre, vetëm për shkak të një pasazhi jetësor që e lidh të shkuarën e tyre me dikë. Tituj portalesh të llojit: “FUTET NË BIG BROTHER VIP ISH DHËNDËRRI I JOZEFINA TOPALLIT”, APO “ISH DHËNDËRRI I JOZEFINA TOPALLIT I MERR ME RRADHË FEMRAT NË BBV” etj…janë totalisht jo etikë dhe për më tepër cënues të rëndë të jetës dhe privacisë së dikujt tjetër që ka jetën e tij. Madje kjo qasje dhe prezantim ul personalitetin edhe të vetë Luisit i cili njihet në publik si artist e jo thjeshtë si një dhëndur.

Po sikur pas historisë së Luisit me vajzën e znj Topalli të kishte ndodhur që të kishte patur dy ose më shumë histori me vajza personazhesh të njohur si do bëheshin titujt me listën e të gjithë të dashurave të personave të njohur që ka patur lidhje Luisi?! DHËNDËRRI I FALANES DHE I FISTEKUT BËRI KËTË E BËRI ATË…Këto referenca tregojnë prapambetje mendore dhe mungesë të thellë profesionale duke dëmtuar në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo jetën dhe privatësinë e të tjerëve. Kjo mendësi e të bërit lajm në mënyrë biografike, aq më shumë kur personat e përmendur janë pjesë e së shkuarës dhe kanë jetën e tyre është e patolerueshme. Dynaqet e rrobave, e parfumeve apo aksesorëve e telefonëve janë plot.

Shqiptarët ecin me kohën persa i përket anës sipërfaqësore, por kanë mbetur shumë kohë pas në mendësi, në qasjen dhe komukimin e botës së brendshme dhe trajtimit të asaj çka është publike dhe private në anën njerëzore. Jozefina Topalli dhe vajza e saj nuk i kanë borxh as kujt t’iu dalë emri çdo ditë nëpër portale vetëm për shkak se ish partneri i vajzës së saj, ka zgjedhur të bëhet pjesë e një reality show. Ai ka emrin dhe personalitetin e tij. Në Big Brother nuk ka hyrë as Jozefina Topalli, as vajza e saj, ka hyrë Luis Ejli ndaj lërini te qetë njerëzit e tjerë që kanë jetën e tyre dhe familjet e tyre. Ti vajzë a djalë që bën një titull e lajm të tillë e t’i që ke një portal a media online, mendo për një çast sikur të thonin për ty këtë lajmin e ka bërë dashnorja ose dashnori filanes, këtë portalin e ka ish e dashura ose i dashuri i filanes.

Besoj se nuk do të ndjeheshit mirë, madje do t’ju revoltonte ky fakt. Vendosni veten para se të shkatërroni dhe bezdisni jetën e dikujt tjetër, gjithnjë nëse keni kaq kapacitet për ta bërë etikisht këtë gjë. Se për fat të keq media është mbushur plot me “vrasës të papërgjegjshëm” të jetës së të tjerëve që nuk kuptojnë realisht dëmin që shkaktojnë se janë analfabetë funksionalë, që nuk kuptojnë atë që shkruajnë apo lexojnë. Në fund i shpreh ndjesën publike znj Topalli dhe familjes së saj që e referova këtë rast dhe shpresoj në mirëkuptimin e tyre përsa më sipër. Por e shoh që thashethemet me biografi janë një nga problemet më të thella dhe të skalitura fort në mendësinë e kësaj shoqërie që mbetet ende në vorbullën e injorancës edhe pse shkëlqimi i dritave të skenës përpiqet ta fshehë errësirën e saj!

Next Post
Albin Kurti: U paralajmërova nga SHBA-të, situata në veri mund të përkeqësohej

Kurti: KFOR-it po i mbaron koha, do të arrestojmë kriminelët e mbështetur nga Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia gjobit platformat “Telegram” dhe “Google” për përmbajtje të ndaluar

Rusia gjobit platformat “Telegram” dhe “Google” për përmbajtje të ndaluar

August 12, 2026
Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq - Euronews Albania

SHBA-të vazhdojnë bllokadën detare ndaj Iranit, sulmojnë anijen panameze

August 12, 2026
Ujë, shtyrje dhe akuza/ Kaos në Kuvendin e Kosovës, përplasje fizike dhe verbale mes deputetëve

Ujë, shtyrje dhe akuza/ Kaos në Kuvendin e Kosovës, përplasje fizike dhe verbale mes deputetëve

August 12, 2026
Flet nënkryetarja e re e PD: Përgjegjësi e madhe, dua të sjell një frymë bashkëpunimi

Flet nënkryetarja e re e PD: Përgjegjësi e madhe, dua të sjell një frymë bashkëpunimi

August 12, 2026
Flakët iu afruan banesave, zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Flakët iu afruan banesave, zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 12, 2026
Një çerek shekulli nga Ohri: Marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Një çerek shekulli nga Ohri: Marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

August 12, 2026
Njësi e re kimioterapie në Korçë/ Sala: Pacienti nuk duhet të udhëtojë qindra kilometra për trajtimin onkologjik

Njësi e re kimioterapie në Korçë/ Sala: Pacienti nuk duhet të udhëtojë qindra kilometra për trajtimin onkologjik

August 12, 2026
Zjarri në Parkun e Lurës, Nufi: 220 forca dhe efektivë në terren, nga ajri po operojnë 2 avionë. Prioritet mbrojtja e banesave

Zjarri në Parkun e Lurës, Nufi: 220 forca dhe efektivë në terren, nga ajri po operojnë 2 avionë. Prioritet mbrojtja e banesave

August 12, 2026
Shpërthen sërish Etna, kaos në aeroportet e Sicilisë, pezullohen fluturimet në Catania dhe Comiso

Shpërthen sërish Etna, kaos në aeroportet e Sicilisë, pezullohen fluturimet në Catania dhe Comiso

August 12, 2026
Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

U hodh nga shkëmbi në Orikum, plagoset rëndë një pushues

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com