• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në betejën e Berishës me PD-në, ka “rënë dëshmorë” gjysma e elektoratit të Partisë

by Mero Baze
06/02/2025 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Sondazhi i Eurobarometrit, publikuar dje nga Euronews Albania, i cili prej vitesh ka qenë ndër më të saktët në parashikimin e zgjedhjeve, dha një shifër alarmante për Partinë Demokratike, duke treguar çfarë i ka bërë Sali Berisha kësaj partie.

Në pyetjen se si besojnë qytetarët që do të dalin zgjedhjet, 64% e tyre mendojnë se Partia Socialiste do të fitojë, ndërsa vetëm 15.5% besojnë se do të fitojë Partia Demokratike.

Por kjo nuk është shifra më e keqe. Më shqetësuese është se këtë rezultat e parashikojnë vetë votuesit e PD-së.

Nga votuesit e PD-së në vitin 2021, 49.5% besojnë që PS-ja do të fitojë bindshëm me 64%, ndërsa PD-ja do të marrë vetëm 15.5%.

Në krahasim, 91.3% e votuesve të PS-së në 2021 mendojnë se partia e tyre do të fitojë, ndërsa në PD gjysma e elektoratit të saj e sheh si të pashmangshme fitoren e thellë të socialistëve.

Në betejën e Berishës me PD-në, ka “rënë

Kjo nuk është më çështje se kush fiton midis PS-së dhe PD-së, por fakti që gjysma e Partisë Demokratike tashmë është e bindur për një fitore të thellë të Partisë Socialiste.

Ky është treguesi më i qartë që Berisha e ka demoralizuar dhe zhgënjyer gjysmën e elektoratit të PD-së të vitit 2021.

Ky është rezultati i betejës së tij për të nënshtruar Partinë Demokratike, për ta vënë atë në rresht për interesat e tij personale, përballë sistemit gjyqësor dhe politikës ndërkombëtare.

Në këtë betejë, ka “rënë dëshmor” gjysma e elektoratit të PD-së.

Ky është bilanci konkret i fushatës së “bashkimit” të PD-së. Në vend që të bashkonte partinë, Berisha ka shkatërruar besimin e gjysmës së votuesve të saj.

Këtu nuk po flasim për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, por për besimin me të cilin PD po hyn në zgjedhje.

Përballë kësaj situate, masturbimi politik i PD-së dhe njerëzve të Berishës, të cilët montojnë në studiot e tyre në Tiranë lajme për portale qesharake amerikane, për të autosugjestionuar veten se janë në rrugën e duhur, po shkon kot.

Nuk është problemi se nuk i beson shoqëria shqiptare, problemi është se nuk i beson më as gjysma e PD-së.

Dhe ky është efekti real i misionit të Berishës në opozitë:

Ai e ka përçarë Partinë Demokratike në mënyrë të pakthyeshme.

E ka dobësuar në mënyrë të pakthyeshme.

E ka kthyer në një humbëse të përhershme.

Dhe ajo pjesë e PD-së që ai ka vënë poshtë këmbëve për ta poshtëruar, më shumë sesa një fitore e tij, është një fitore për Edi Ramën dhe një garanci për vazhdimësinë e pushtetit socialist.

Berisha po e çon PD-në më poshtë se në vitin 1997

Me këtë trend, Berisha po e çon PD-në edhe më poshtë sesa e çoi në vitin 1997.

I vetmi ndryshim është se nuk mund t’i bëjë më Shqipërisë atë që i bëri në 1997

Next Post
Trump godet ISIS, ushtria amerikane vë në shënjestër grupin militant në Somali: Kërcënuan SHBA-në

“Skandali më i madh”, Trump deklaratë të fortë: Miliarda dollarë janë vjedhur te USAID, ja mediat që janë financuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

February 13, 2026
Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

February 13, 2026
Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
Sula: Ju jap fjalën si burrë, përkushtim 24 orë! Rama: Jo më inspektime në pafundësi, hap derën e futu

Sula: Ju jap fjalën si burrë, përkushtim 24 orë! Rama: Jo më inspektime në pafundësi, hap derën e futu

February 13, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 4 vjet burg për kultivim narkotikësh, arrestohet 28-vjeçari në Krujë

February 13, 2026
“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

“Bisedat vulgare, modelet dhe pëlhura e shenjtë”. Si Sulayem dhe Epstein luanin me fuqinë dhe luksin

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In