• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne besojmë tek fitorja”, Gjekmarkaj: E kemi jetike aleancën me diasporën

by S T
17/01/2025 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj, nga Mirdita, ku u shënua 34-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike, iu kujtoi qytetarëve se kjo krahinë është historike dhe se ka reaguar në momentet më historike të Shqipërisë.

Gjekmarkaj tha se aleanca me diasporën është jetike. Ai shtoi se n zgjedhjet e 11 majit, PD do të dalë fituese.

“Ne besojmë tek fitorja, ndaj do ta prekim atë më 11 maj! Ne jemi në sulm! E kemi jetike aleancën me diasporën, njerëzit tanë kudo në botë, që të bëhen pjesë e ndryshimit! Nuk duhet të hezitojmë për të luftuar me indiferencën! Fitorja e Albert Mëlyshit në Bashkinë e Mirditës është një dëshmi e qartë se kur njerëzit shihen në sy, ndjejnë të vërtetën dhe besojnë te fitorja, ajo është e mundur”, tha Gjekmarkaj.

Fjala e plotë e drejtuesit politik të PD në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj:

“Sot, jemi mbledhur për të kujtuar një nga momentet më të rëndësishme në historinë politike të Mirditës, themelimin e Partisë Demokratike, forcës që hapi dyert për lirinë dhe demokracinë. Ky përvjetor është një çast reflektimi, krenarie dhe mirënjohjeje për ata që trimërisht ngritën flamurin e shpresës dhe guximit në një kohë sfidash të mëdha, përballë diktaturës më gjakatare në Europë.

Mirënjohje sot e gjithmonë themeluesve vizionarë! Mirdita, me historinë dhe traditat e saj, ka qenë sa fortesë natyrore po aq, në mos më tepër, kështjellë shpirtërore! Rebelimi, karakteristikë e njerëzve të lirë, e ka stolisur gjithmonë atë. Nuk është rastësi që këtu u gjet emblema e Shtetit të Arbërit, nuk është rastësi që krahina pothuaj gjithmonë funksionoi si një principatë e lirë, nuk është rastësi që kujtesa e Skënderbeut e Dukagjinëve këtu s’u shua kurrë, nuk është rastësi që kryengritjet antiosmane u farkëtuan në këto kulla, nuk është rastësi që rezistenca më e fortë antikomuniste u ndez në këto male me Mark e Llesh Gjomarkajn në krye! Koherencën e transmetojnë njerëzit!

Në arealin shqiptar krahina është simbol i mosasimilimit, shtetformimit, dinjitetit dhe identitetit. Shqipëria shpesh është frymëzuar nga Mirdita!

Në momentet kur rrezikohej shteti i parë i shqiptarëve nga Dum Babistët, armët e mirditorëve, pas Preng Bibë Dodës, kanë kërcitur që ura me Europën, duke mbrojtur Princ Vidin, mos të këputej! Kleri katolik, në rrasa guri, shkruante gjuhën e Pal Engjëllit e Buzukut kur shqipja sulmohej nga glutizmat turke! Figura të ndritura si Abat Doçi ndezën pishtarin e Rilindjes Kombëtare.

Në këtë tokë, ku respekti për jetën dhe vdekjen nuk u tradhtua kurrë dhe ku Kanuni i Lekë Dukagjinit u kodifikua nga At Shtjefën Gjeçovi si një testament i traditës sonë, Mirdita ka të drejtën morale t’i flasë çdo kohe dhe çdo breznie me fuqinë e saj mendore!

Në janar të vitit 1991, kur mirditorët u ringritën kundër komunizmit e themeluan Partinë Demokratike, ata nuk bënë thjesht një zgjedhje politike – ata bënë një betim për lirinë dhe të ardhmen.

Me kalimin e viteve, Partia Demokratike ka kaluar sfida të mëdha, por vullneti politik, intelektual dhe shpirtëror i demokratëve e sidomos liderit Sali Berisha i ka mundësuar partisë sonë  të kapërcejë edhe krizën më të rëndë, duke dëshmuar se kur bashkimi dhe vizioni janë në shërbim të një ideali, në shërbim të së vërtetës, asgjë nuk mund ta ndalojë misionin e shenjtë të shpëtimit të Shqipërisë!

Ne u ringritëm pas revolucionit komunist të vitit 1997, u ringritëm pas revolucionit mafioz të këtyre viteve, ne të pamundurën e bëmë të mundur! Ne do ta shporrim frontin e “Rilindjes”; ne do ta zhbëjmë skotën e Edi Ramës, rraqet  e tij kudo në Mirditë, Lezhë e Kurbin!

Sot, falë rikthimit të liderit historik, Sali Berisha, dhe përpjekjeve të palodhura për bashkimin e demokratëve, Partia Demokratike është më e vendosur se kurrë për të mbrojtur vlerat e saj dhe për të rikthyer shpresën e normalitetin te shqiptarët. Ky bashkim është themeli i frontit më të madh që koha kërkon!

Ne besojmë tek fitorja, ndaj do ta prekim atë më 11 maj! Ne jemi në sulm! E kemi jetike aleancën me diasporën, njerëzit tanë kudo në botë, që të bëhen pjesë e ndryshimit! Nuk duhet të hezitojmë për të luftuar me indiferencën! Fitorja e Albert Mëlyshit në Bashkinë e Mirditës është një dëshmi e qartë se kur njerëzit shihen në sy, ndjejnë të vërtetën dhe besojnë te fitorja, ajo është e mundur.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi. Ne kemi besim të plotë se më 11 maj, kjo energji dhe ky unitet do të shndërrohen në një fitore të madhe, jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë Shqipërinë.

Zoti e bekoftë Mirditën, Partinë Demokratike dhe Shqipërinë!”, deklaroi Gjekmarkaj.

Next Post
Ministri Igli Hasani vizitë në Kiev: Do të rikonfirmoj mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin territorial të Ukrainë

Ministri Igli Hasani vizitë në Kiev: Do të rikonfirmoj mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin territorial të Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

“Masa siç nuk janë parë kurrë më parë”, SHBA paralajmëron goditje të paprecedentë ndaj Iranit

August 17, 2026
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com