• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në banesën e Plarent Dervishajt shkuan SPAK e BKH”/ Hoxha: Nëna e moshuar i lidhi me të birin në Dubai. Ai kërkoi vendimin…!

by Java News
21/01/2023 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke vijuar me serinë e ngjarjeve kriminale në qytetin e Durrësit, gazetari Artan Hoxha ka treguar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 se plagosja e Plarent Dervishajt gjatë një atentati ka lidhje me atentatin tjetër ndaj ish-prokurorit Arian Ndoji ku Dervishaj akuzohet si autor.

Hoxha tregoi se ai vetë e ka takuar Dervishajn në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku ai ka këmbëngulur mbi atentatin ndaj tij, ndërsa vijoi se goditja e fundit e drejtësisë ndaj tij është një përpjekje për “asgjësimin” e grupit të Dervishajt dhe prerjen e financimeve të tij.

Sakaq, Hoxha zbuloi një episod ku SPAK ka shkuar në banesën e Dervishajt në Durrës dhe ka gjetur aty vetëm nënën e tij 73-vjeçare e cila i ka lidhur ata zyrtarët e BKH-së dhe SPAK me Dervishajn i cili ndodhej në Dubai, ku ky i fundit ka kërkuar vendimin për arrestimin dhe se pse nuk ka hetime për atentatin e kryer ndaj tij.

“Kemi dhe plagosjen e e Plarent Dervishajt, në atë atentat duken dy autorë me kallashnikov që hapin zjarr. Sot jemi në fazën ku SPAK ka deklaruar se ka zbuluar autorët e vrasjes së atentatit ku humbi jetën Andi Maloku, shoferit të prokurorit, për këtë ngjarje akuzohet Plarent Dervishaj, i cili është në kërkim. U arrestua në Emiratet e Bashkuara dhe u la i lirë, unë e kam takuar në Dubai para disa muajsh kur ishte i lirë. Sigurisht që ai këmbëngulte mbi autorët e ngjarjes së parë. Goditja e fundit duket si një përpjekje e drejtësisë për të asgjësuar atë që njihet si grupi i Plarent Dervishajt. Janë arrestuar njerëz të afërm me të. Dashur pa dashur kjo goditje e SPAK kërkon të presë financimet e Dervishajt dhe të neutralizojë njohjet e tij.

Ditën pas operacionit SPAK ka shkuar në banesën e Plarent Dervishajt në Durrës dhe ka gjetur nënë ne tij 73-vjeçare të vetme e cila është trembur. Ka qenë BKH dhe forcat RENEA dhe ajo ka folur me të birin, ku Dervishaj ka folur me oficerin e BKH-së. Njerëzit që duhet ta arrestonin atë flasin me të direkt. Ai i pyet me çfarë vendimi kanë ardhur dhe ata e kanë treguar. Ai u ka kërkuar pse nuk sulmojnë se kush e ka bërë atentatin ndaj tij. Goditja e Plarent Dervishajt është një goditje me sfond politik. Ai është goditur për herë të parë para zgjedhjeve parlamentare dhe po goditet tani para zgjedhjeve lokale. Unë uroj të jetë thjesht rastësi dhe të mos kenë lidhje. SPAK duhet të zbulojë se kush është përfshirë në atentatin ndaj Dervishajt, të cilët më rezultojnë me lidhje shumë të forta politike” tha ai./m.j

 

 

Next Post
Aleatët/ 12-vjetori i vrasjeve të 21 janarit, Meta uron Berishën: Ndryshimi, i sigurtë

Aleatët/ 12-vjetori i vrasjeve të 21 janarit, Meta uron Berishën: Ndryshimi, i sigurtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

August 25, 2026
“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
Aksident i rëndë në Divjakë, 62-vjeçari në rrezik për jetën

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com