Në avionin e rrëzuar në Angli, mes viktimave edhe motra e Bin Laden
Të paktën katër persona kanë gjetur vdekjen pas rrëzimit të një avioni të vogël privat në një qendër makinash të nxjerra në ankand në Hampshire të Anglisë.
Piloti i avionit dhe tre pasagjerët gjetën vdekjen, ndërkohë që asnjë prej personave që ndodhshin në ankandin e automjeteve nuk ka pësuar lëndime.
Avioni, një Phenom 300, me kapacitet deri në nëntë persona u rrëzua në përpjekje për t’u ulur në aeroportin Blackbush. Fillimisht u mendua se avioni u rrëzua pak pasi ishte ngritur nga pista, por më vonë autoritetet njoftuan se avioni ishte në pritje të marrjes së dritës jeshile për t’u ulur.
Për momentin, autoritetet britanike thonë se shkaqet e aksidentit mbeten për t’u zbardhur nga hetime të mëtejshme. Ndërkohë bëhet e ditur se një nga katër viktimat e aksidentit ajror është motra e Osama Bin Laden si dhe njerka e tij.