Në Austri ka hyrë në fuqi ndalimi i pirjes së duhanit në automobila kur të kene ne bord fëmijët ose të rinjtë nën moshën 18-vjeç.
Gjobat parashihet të jenë deri 100 euro dhe në rast të përsëritjes së shkeljes së njëjtë do të ketë gjoba deri në 1.000 euro. Nga ndalesa përjashtohen kryesisht taksitë, transmeton KP. (b.an)











