Gresa Behluli është një këngëtare e cila ka bërë për vetë publikun duke qëndruar origjinale në zhanrin e saj muzikor.
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” ka folur mbi projektet e radhës duke mos dhënë shumë informacione të detajuara.
Gresa gjithashtu foli dhe për koncertet e saj jashtë shtetit ku një ndër to ishte Austrlia në të cilën kishte shkuar 2 herë.
Padyshim që të gjithë jeni kureshtarë të dinë se sa paguhen artistët shqiptarë në koncertet jashtë dhe Gresa i jep fund njëher e mirë thashethemeve për shifrat e larta që qarkullojnë lart e poshtë.
Arjon Muça: Më kanë thënë që në Australi i mbledhin lekët me fshesë
Gresa Behluli: Nuk më ka ndodhur kështu, mirë do ishte . Nuk është gjithçka leku, për mua personalisht jo njëher. Është kënaqësia që merr nga ata njerëz që vijjnë aty të të shikojnë, kjo është gjithçka për një artist.
/a.r











