• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në ato maja rripa-rripa dhe opozita bashkohet duke u ndarë

by Lorenc Vangjeli
24/09/2017 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Tirana politike prodhon pafund histori, edhe ateherë kur politika e saj është më së paku mediokre e qesharake. Mungesa e seriozitetit dhe solemnitetit jo vetëm për shkak të personazheve anonimë, kryesisht të niveleve të dyta, duarngritës dhe duartrokitës, nuk është megjithatë mëkati më i madh i saj. Çfarë është qesharake – si politika – edhe kur sjell pasoja tragjike – si tranzicioni i tmerrshm shqiptar – mbetet e tillë në thelb dhe shkakton vetëm të qeshura edhe pse e qara duhet të ishte shndërruar tashmë në profesion. Me profesionistë që janë edhe të majtë, edhe të djathtë. Edhe në pushtet, edhe në opozitë.
Simbioza e pandarë, qeverisje – opozitë është e tillë që njëra kushtëzon tjetrën. Forca e të parës, sjell si pasojë dhe forcën e të dytës dhe anasjelltas. Duke mos kuptuar këtë aksiomë të thjeshtë dhe tërësisht praktike, çdo qeverisje nuk i ka shpëtuar ngasjes fatale për të tallur opozitën, duke prerë në këtë mënyrë, mendjelehtësisht, një nga trungjet që e mbajnë atë në majë. Kush e kujton Doktorin e djeshëm si i drejtohej opozitës, e ka të pamundur të mos mendojë se bota politke shqiptare, herët a vonë, në mënyrë të padiskutueshme shndërrohet në një mal me maja-maja dhe rripa-rripa, në të cilin, herët a vonë, vendet ndërrohen. Qoftë dhe kur personazhet nuk ndryshojnë. Duke kujtuar se ndryshimi i pushtetit vjen vetëm duke u bashkuar. Dhe se bashkimi vjen vetëm duke u ndarë.
Historia e re e vendit e konfirmon një gjë të tillë. Eksperimenti vetjak i 2009-ës së Edi Ramës rezultoi dramatik për socialistët që i rihynë dhe një katër vjeçar kalvarit të opoitës. Në 2013 e majta erdhi në pushtet vetëm në emër dhe për hir të bashkimit. Mandati i dytë i saj në 2017, edhe pse u pjestua, u çertifikua si triumf i përkohshëm edhe për shkak të ndarjes dhe parcelizimit të ofertës politike që ajo pati përballë. As PD dhe as LSI, aq më pak PDIU nuk e qasën ofertën e tyre drejt pushtetit si përgjigje ndaj të PS-së, por u sollën si individualitete të vetëm, që Rama i mundi tek e tek. Natyrisht duke përdorur të gjitha mënyrat. Edhe ato tipiket shquiptare që përdor zakonisht pushteti në zgjedhje.
Në tablonë e pushtetit njëngjyrësh, problemi se çfarë do të ndodhë nesër me këtë raport të ri forcash kalon padyshim nëpërmjet paradoksit: drejt pushtetit shkohet duke u bashkuar dhe bashkimi realizohet vetëm duke u ndarë. A po ndodh një gjë e tillë? Të paktën deri tani nuk ka shenja. Opozita zyrtare tashmë, PD & LSI, më shumë sesa krijimin e frontit të përbashkët, duket se ka shqetësime të tjera. PD, e ndarë rreth figurës së Bashës dhe me hallet e veta të brendshme të një lidershipi të kontestuar, LSI, shumë më e unifikuar rreth Kryemadhit, me bindjen se forca dhierarkia në opozitë, nuk vjen nga numrat, por nga frymëzimi. Përballë tyre Rama ngjan i qartë kur edhe pse triumfi i tij në zgjedhje ishte total, tonet e tij janë ende larg triumfalizmit dhe mbi të gjitha, larg arrogancës dhe revanshit të katër vjetëve më parë.
Në këtë javë, PD me zërin e Bashës refuzoi prerë mundëssinë e fraksioneve, të cilat janë në thelb një ftesë për ndarjen që sjell bashkim. Edhe Edi Rama e kishte refuzuar një gjë të tillë në vitin e largët 2009, çka i solli vërtet një parti një ngjyrëshe me njerëz që nuk i vinin në dyshim lidershipin, por dhe katër vjeçarin më të mundimshëm në opozitë. Vetëm mrekullia e bashkimit të pjesëve të ndara, stopoi në dy, mandatet e PD-së atëherë. Sot PD-ja është film i parë njëherë nga PS-ja e tetë vjetëve më parë. Basha ka partinë, ka një grup një ngjyrësh parlamentar – përjashto Doktorin – dhe kundërshtarët e tij i ka çuar të bëjnë korrespondentë të jashtëm të redaksive të lajmeve. Duket sikur ka fituar, por në fakt ka humbur pikërisht mundësinë e artë të bashkimit duke u ndarë. Duke qenë kundër mundësisë së fraksioneve që dikur tmerroninin komunistët unitarë shqiptarë të Hoxhës dhe që sot, në mënyrë qesharake dhe mediokre, ka trembur me rradhë edhe të majtët, edhe të djathtët, Basha përsërit gabime të bëra në mënyrë të përsëritur. Duke ecur në këtë rrugë, është rradha e tij që të dëgjojë vargjet tallëse që dikur Doktori i këndonte opozitës. Për ironi të fatit, ka qenë një këngë me maja dhe rripa që e këndonin dikur, në luftën e përbotshme, komunistët shqiptarë. I vetmi ngushëllim në vetminë e opozitës së sotme unitare është pikërisht një gjë e tillë; ekzistenca pa pikën e dyshimit që pushteti është një mal me maja-maja.

Next Post
Spiropali sulmon Bashën: A ke Atdhe ti mor burrë…

Spiropali sulmon Bashën: A ke Atdhe ti mor burrë...

Comments 1

  1. Krist says:
    9 years ago

    Ne spacion Add a comment,duhet te postojme komente,apo vetem ne kete qe po shkruaj tani.Deri tani kam bete kater komente,por edhe i postoni,dhe pas dy minutave i fshini fare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com