• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Astir, shkollë e çerdhe…”/ Veliaj: Turp të identifikohesh me Berishën e Metën. Që të shtunën që rrinë në zyrë e bëjnë video në tik-tok

by Java News
19/04/2023 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi fushatën e kundërshtarëve politikë, kur tha se kanë tre-katër ditë që rrinë vetëm në zyrë e bëjnë video, e nuk dalin në asnjë aktivitet.

“Ka ca ditë që nuk dalin nga zyra, që kur ndodhi ajo vakia në stadium, që e nxorën atë pensionistin vetëm duke u folur karrigeve. Ka tre-katër ditë që rrinë vetëm dhe bëjnë video nëpër Tik-Tok. Duhet me u thënë, dilni në fushatë se është shumë e rëndësishme të bëjmë debat. Duket sikur po kalojnë të tretat e stadiumit dhe po e trajtojnë si një vaki. Domethënë, të tretat, të shtatat, imagjino kur të vijnë të dyzetat e atyre. Është turp të identifikohesh me Saliun dhe Ilir Metën, dy kufoma, dy vjetërsira, dy rraqe, dy rrënoja morale të vendit tonë. Këta që janë kandidatët duhet të dalin pak nga shtëpia se kaloi vakia tani. Ndodhi çfarë ndodhi. Kishte më shumë njerëz për Ilir Metën se për Sali Berishën. Çfarë turpi për ta mbyllur karrierën në atë moshë”, tha Veliaj.

Ndër të tjera, kryebashkiaku Veliaj bëri me dije disa investime që do bëhen në Tiranë. “Jemi duke punuar dhe do ju vijmë me propozime edhe për atë që duam të bëjmë me stadiumin “Selman Stërmasi” dhe me pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Bashkia e mori një vendim për parkun e sportit “Dajti”, që është te Universiteti i Sporteve, dhe besoj do të jemi në fazën e apelimit të konkurrentëve për të parë kush është fituesi dhe për të filluar punën atje. Bëhet fjalë për të krijuar një pol edhe të Njësia 5, ku edhe “Sport Club Tirana” dhe “Futboll Club Tirana” të kenë ambientet e tyre. Gjithashtu, një projekt që na ka ardhur në minutë të fundit, bëhet fjalë për emërtimin e rrugës ‘István Schütz’, një albanolog i shquar hungarez. Ne kemi një raport të shkëlqyer me Hungarinë, që nga koha e Skënderbeut, dhe ne si Bashki e Tiranës, asistencën tonë kryesore e marrim nga Ujësjellësi i Budapestit. Na ndihmuan të dilnim nga falimenti. Na ndihmuan ta kishim ujin më të lirë se sa në Kamëz, kur drejtohej nga PD”, sqaroi Veliaj.

Veliaj jep lajmin e mirë: “Miratuam sot hapjen e çerdhes dhe kopshtit të parë në Astir”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë sot lajmin e mirë të hapjes së një çerdheje dhe një kopshti në Astir, si dhe dy institucioneve të tjera të arsimit parashkollor në Ndroq. Ai tha se fakti që në Astir, në zgjedhjet e fundit, PS mori mbi 60% të votave, është përgjigja më e mirë për opozitën.

“Bëhet fjalë për të hapur dy institucione për vogëlushët tanë, njëra është në Astir, në lagjen 14, do të jetë çerdhja e kopshti i parë për atë komunitet. U them edhe këtyre shokëve tanë që kemi përballë, ka një arsye pse na voton Astiri në mbi 60%, se Astiri me të drejtë thotë këta që bënë 40 shkolla bëjnë edhe 44, këta që bënë 100 rrugë bëjnë edhe 101. Ata që s’kanë prek gjë me dorë e na lanë pa rruge, pa kanalizime e pa arsim, e sigurt që nuk nxjerrin dot qimen nga qulli. Ndërsa, çerdhja tjetër do të hapet në Ndroq, numri i fëmijëve në Astir do të jetë 326 fëmijë, në Ndroq 41,” deklaroi Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak./m.j

Next Post
Prezantohet komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Ilir Xhepexhia, Peleshi: Mbështeja për FA, e shumanshme

Prezantohet komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Ilir Xhepexhia, Peleshi: Mbështeja për FA, e shumanshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

January 7, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

January 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përse i duhen aleatët Berishës kur vazhdon përjashtimet nga PD?

January 7, 2026
Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

Reshjet e dendura të shiut, si paraqitet situata në qarkun Korçë, akset problematike

January 7, 2026
Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

Kur koha ndahet në dysh! Pse 250 mln të krishterë e festojnë sot Krishtlindjen

January 7, 2026
Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

Dimri “ngrin” Evropën Veriore, kaos në aeroporte, qindra fluturime të anuluara dhe shkolla të mbyllura

January 7, 2026
Presidentja e përkohshme shkarkon gjeneralin që dështoi të mbronte Maduron

Presidentja e përkohshme shkarkon gjeneralin që dështoi të mbronte Maduron

January 7, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

RTSH: duhet të paguajmë që ta kemi

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In