• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në arrati prej 20 vitesh, mafiozi arrestohet falë Google Maps: Punonte si guzhinier…!

by Java News
05/01/2022 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pjesëtar i Mafias në arrati, i bindur që ia kishte hedhur ligjit, pasi qëndronte në arrati prej 20 vitesh, u kap nga policët italianë me ndihmën e Google Maps.

Gioacchino Gammino ishte larguar nga Italia pas arratisjes nga burgu dhe bënte një jetë të qetë në Spanjë, ku kishte ndryshuar emrin, kishte gjetur punë si kuzhinier dhe kishte hapur edhe një dyqan fruta-perimesh.

Por policia italiane arriti ta pikaste në një foto në Google Maps, ku dukej një burrë i moshuar jashtë një dyqani në qytezën Galapagar, në veri të Madridit. Dyqani quhej “El Huerto de Manu” – Kopshti i Manus. Në Spanjë, Gammino kishte ndryshuar emrin nga Gioacchino në Manuel.

Dyshimet se ai ishte personi që po kërkonin u konfirmuan kur hetuesit zbuluan një restorant aty pranë të quajtur “La Cocina de Manu” – Kuzhina e Manus.

Në faqen në Facebook të restorantit, që ishte mbyllur prej disa kohësh, dukej Gammino me veshje kuzhinieri. Ata e njohën 60-vjeçarin për shkak të një shenje në mjekër. Në menynë e restorantit kishte të shënuar dhe një specialitet, si “darka siçiliane”.

Gammino u arrestua më 17 dhjetor, por lajmi u bë publik vetëm në ditët e para të vitit 2022. “Si më gjetët? As familjes sime nuk i kam telefonuar në 10 vitet e fundit”, raportohet t’u ketë thënë policëve Gammino pasi përfundoi në pranga.

Ai ishte pjesë e klanit mafioz të Agrixhentos, të quajtur Stidda, një grup kriminal armiqësor me Cosa Nostra-n, të përfshirë në përleshje të përgjakshme në vitet 1990.

I arrestuar fillimisht në vitin 1984, Gammino ishte hetuar edhe nga prokurori i famshëm, tashmë i ndjerë, Giovanni Falcone. Gammino u dënua për vrasje në vitin 1995, por u arratis për t’u arrestuar sërish tre vite më vonë në Barcelonë. Në vitin 2002 arriti përsëri të largohej nga qelia duke u zhdukur për 20 vite./m.j

Next Post
Zbardhet dinamika e krimit në Tiranë/ Autori zbriti nga mjeti, iu afrua tavolinës dhe qëlloi me breshëri

Kush është Edmond Crroj? Dyshohet si shënjestra e atentatit ku humbi jetën nipi i tij në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In