• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në apartamentin e sekuestruar të Adriatik Llallës bëhet art: Të rinjtë artistë gjejnë muzën nga dritarja e ish-kryeprokurorit

by Java News
12/04/2024 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në sektorin Iliria në plazhin e Durrësit në një peizazh mjaft piktoresk ndodhet edhe një apartament që ka një histori të ndryshme nga hapësirat e tjera të banimit përgjatë vijës bregdetare.

Dikur ka pasur pronar një ish kryeprokuror, Adriatik Llallën.  Ai u dënua me dy vite burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

Vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti duke iu konfiskuar edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura. Apartamenti rreth 70 m2 iu dha organizatës “Durrësi Aktiv” për ta vënë në përdorim në ndihmë të artistëve të rinj të cilët nuk kanë mundësi financiare që të ushtrojnë e të afirmojnë artin e tyre.

U inaugurua në shkurt të vitit 2023 por puna për shndërrimin e kësaj hapësire banimi në “Qendrën Art dhe Aktivizëm” ka nisur më herët.

Që nga ajo ditë u punua dhe apartamenti u transformua një qendër ku grumbullohen artistë të rinj të cilëve ju ofrohen mundësi që kultivojnë gjinitë e artit pamor.

Livia sqaron se janë 10 të rinj që tashmë vijnë disa herë në javë e punojnë në këtë qendër. Atyre ju ofrohet veç hapësirave për punë edhe lënda që atyre ju nevojitet për artin e tyre.

Ndërkohë 2 artistë të rinj tregojnë se ndjehen mirë në punën e tyre dhe se kjo qendër i ka krijuar mundësi që të punojnë por të kenë edhe drejtues në projektet e tyre që ata i quajnë mentorë.

Këta artistë do të kenë mundësinë e promovimit të artit të tyre nëpërmjet çeljes së ekspozitave pikërisht nga kjo qendër e cila ka ndërmend që gjatë sezonit veror të çelë 2 të tilla në zonën e plazhit duke shfrytëzuar sezonin turistik që po vjen.

Klaudio Hyseni, drejtues projekti sqaron se qendra qëndron çdo ditë e hapur nga ora 09.30 deri në orën17.00. Ai thotë se iu krijojnë artistëve kushte që të punojnë, të pushojnë por edhe të pinë ndonjë kafe apo çaj që jua mundëson qendra.

Ky projekt është parashikuar të zgjasë 5 vite./shqiptarja.com

Next Post
Pa prezencën e Bashës, Metës, Idrizit, Shehit/ Mblidhet koalicioni opozitar, diskutohen rrugët që do ndiqen kundër qeverisë Rama

Pa prezencën e Bashës, Metës, Idrizit, Shehit/ Mblidhet koalicioni opozitar, diskutohen rrugët që do ndiqen kundër qeverisë Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In