• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në anijen e fundosur ruse mund të ketë armë bërthamore, frikë për fatin e 450 persona të ekuipazhit”

by Java News
15/04/2022 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ushtarak i lartë ukrainas dhe gazeta ukrainasen Defense Express pretendon se në bordin e anijes luftarake ruse “Moskav” e cila u fundos ditën e djeshme në Detin e Zi mund të ketë pasur municion bërthamor.

Ushtari ukrainas ka thënë se në bordin e anijes ushtarake mund të ketë armë bërthamore.

Për këtë arsye ai u bëri thirrje vendeve rreth Detit të Zi, siç është Turqia, Rumania, Gjeorgjia dhe Bullgaria t’i kërkojnë përgjigje Rusisë, se ku janë tani armët bërthamore ose ku ishin kur ndodhi shpërthimi i anijes?

Sipas medias ukrainase, ekspertët thonë se ekziston një mundësi reale që anija e fundosur e flotës ruse në Detin e Zi të ketë pasur municione bërthamore në bord”. Media ukrainase shkruan se tashmë ekziston frika se gjatë fundosjes mund të kenë përfunduar në fund të detit edhe dy raketa bërthamore, shkruan Daily Mail. 

Spekulimet për një katastrofë bërthamore u rritën pas faktit që qindra persona, pjesë e ekuipazhit prej 510 personash të Moskva-s, janë zhdukur që kur anija u godit.

Deri më tani, vetëm rreth 50 persona janë evakuuar nga një anije turke dhe 14 të tjerë thuhet se fluturuan në portin e Sevastopolit. Kjo krijon një paqartësi mbi fatet e pothuajse 450 pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit.

Rusia pretendon se ka evakuuar të gjithë ekuipazhin, por video e marrë në Sevastopol gjatë natës tregon dhjetëra makina që supozohet se u përkisnin marinarëve të parkuara ende në port, duke sugjeruar që pronarët e tyre nuk ishin kthyer për t’i marrë ato. Shpërthimet në anije me përmasa të ngjashme shpesh shkaktojnë qindra vdekje.

Burimet ushtarake ruse thanë se anija ishte rrotulluar në anën e saj dhe kishte marrë flakë pas shpërthimit, ndërsa burimet e inteligjencës amerikane thanë se anija pësoi një shpërthim ‘të madh’ që e la atë të dëmtuar rëndë përpara se të fundosej.

g.kosovari

Next Post
“Beteja” për 6 bashkitë/ Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive: Larg tensioneve dhe fenomeneve të papranueshme

Cila do të jetë “shtëpia” e re politike e Ilir Metës? Ja si përgjigjet Presidenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In