Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se aeroporti që pritet të ndërtohet në Vlorë do të funksionojë edhe si pikë e rëndësishme për ngarkim-shkarkim mallrash e mirëmbajtje avionësh.
Nga Vlora, ku po prezantohet projekti i ndërtimit të aeroportit në Akërni, Balluku tha se në pistën e këtij aeroporti do të mund të ulen edhe avionë trans-oqeanikë.
“Aeroporti i Vorës do të ketë një psitë ndërkombëtare, 3.2 kilometra, ku do mund të ulen edhe avionët trans-oqeanikë. Nuk do jetë vetëm aeroport, por një zonë ekonomike me fusha sporti, qendra tregtare. Do jetë aeroport për ulje ngritje, por edhe aeroport për kargo. Por çka është më e rëndësishme është ajo e mirëmbajtjes së avionëve. Aviacioni është industri e gjerë”, u shpreh Balluku. /l.m










