• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në 7 tetor nisin transaksionet në SEPA, BSH: Komisionet do të jenë 5 herë më të ulëta

by A R
13/09/2025 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 7 tetor, do të nisin transaksionet e para në euro në zonën SEPA për Shqipërinë, që pas anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në nëntor të vitit të kaluar. Të 11-të bankat vendase kanë kryer të gjitha investimet dhe testimet e duhura për të ofruar këtë shërbim, që, siç shpjegon Ledia Bregu nga Banka e Shqipërisë, do të kushtojë deri në 5-fish më pak për shqiptarët.

“Parimi i transaksioneve SEPA në të gjithë zonën unike të pagesave është i tillë që nuk mund të kushtojnë më shumë pagesat ndërkufitare se ç’kushtojnë pagesat brenda vendit. Për ato transaksione që iniciohen elektronikisht nga aplikacionet, nga mobile banking minimumi nuk mund të kushtojnë më shumë sesa 2 euro, mund të kushtojë edhe zero, por jo më shumë se 2 euro. Për vlera transaksionesh deri në 100 mijë euro, tavani i komisionit nuk mund të jetë më shumë sesa 0.01% e shumës, pra flasim për pak euro, 1-10 euro. Dhe për vlera transaksionesh ndërbankare mbi 100 mijë euro, këto komisione nuk mund të shkojnë më shumë sesa 25 euro”, tha Ledia Bregu Drejtore e Departamentit te Sistemebe të Pagesave, BSH.

Nga ana tjetër, për ato transaksione ndërkufitare që do të kryhen fizikisht në sportelet e bankës, komisionet do të jenë më të larta.

“Në krahun e kundërt, për veprimet që bëhen në bankë me prezencë fizike, të cilat konsiderohen si transkasione që nuk janë të iniciuara elektronikisht, kjo edhe për të dekurajuar prezencën fizike, e cila është e kushtueshme, këto komisione sigurisht që janë më të larta. Flasim këtu për rreth dyfish, 0.02% do të jetë komisioni për transaksione deri në 100 mijë euro që kryhen fizikisht në sportelet e bankës. Kjo edhe për të dekurajuar, por edhe sepse ka kosto më të lartë puna e bërë fizike. Transkasionet elektronike janë më të shpejta, më të besueshme, më të lira dhe më komode”,

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë uli deri në 10 herë komisionet për pagesat në euro që bëhen brenda vendit, duke krijuar kështu edhe mjedisin e nevojshëm që edhe transfertat ndërkufitare që do të kryhen në SEPA, të mos kushtojnë më shumë se ato që bëhen në ekonominë e brendshme.

Next Post
Burim Ramadani: Goditja amerikane e shkërmoq Kosovën

Burim Ramadani: Goditja amerikane e shkërmoq Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In