• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 7 muaj 58 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore

by Java News
26/08/2019 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm gjatë ditës së shtunë për një orë janë shkaktuar 13 aksidente rrugore në aksin Prishtinë-Pejë, ku prej tyre gjashtë kanë qenë me lëndime, ndërsa të tjerat më dëme materiale.

Po të shtunën, si pasojë e një vetaksidentimi, në fshatin Pozhoran të Komunës së Gjilanit, një femër ka humbur jetën.

Por e shtuna e kaluar nuk është përjashtim kur bëhet fjalë për aksidentet dhe humbjen e jetës në rrugët e Kosovës, shkruan Koha Ditore. Sipas shënimeve të Policisë së Kosovës, vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti në aksidente në trafik kanë humbur jetën 58 persona.

Edhe pse shënimet flasin për një rënie të lehtë në numrin e aksidenteve krahasuar me vitin paraprak, situata mbetet dramatike: 8191 aksidente kanë ndodhur në rrugët e Kosovës në periudhën janar-korrik 2019.

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Deda, gjendja e sigurisë në Kosovë është alarmante.

“Duke e pasur parasysh numrin e aksidenteve me fatalitet dhe numrin e aksidenteve në përgjithësi, gjendja e sigurisë rrugore në Kosovë është alarmante. Edhe ky sezon veror si vitet e kaluara neve na ka zënë totalisht të papërgatitur sa i përket sigurisë rrugore”, tha Deda.

Ai theksoi se Policia e Kosovës nuk ka mundësi më të madhe për të marrë masa preventive, përveç patrullimit dhe vendosjes së kamerave statike ose mobile, të cilat, sipas tij, do të kishin ndikuar në zvogëlimin e aksidenteve. Deda ka fajësuar Ministrinë e Infrastrukturës, e cila, sipas tij, nuk ka dalë me ndonjë raport të detajuar ku do të tregoheshin faktorët që ndikojnë në aksidentet rrugore.

g.kosovari

Next Post
“Të kam borxh gjithë jetën”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi

“Të kam borxh gjithë jetën”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga këngëtarja Nora Istrefi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com