• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 33 vite pluralizëm, 6 sekretarë amerikanë të shtetit – Vizitat dhe mesazhet e tyre në Shqipëri

by A R
15/02/2024 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej rënies së komunizmit, Shqipërinë e kanë vizituar gjashtë Sekretarë Amerikanë të Shtetit, duke dhënë mesazhe të qarta dhe të forta.

33 vite më parë më 22 qershor 1991 në vizitën e shpresës për shqiptarët e sapo dalë nga komunizmi, Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhejms Bekër (o.James Baker) shkeli tokën shqiptare dhe para mijëra e mijëra njerëzve që dolën për ta pritur tha:

“Në emër të Presidentit Bush dhe popullit amerikan, unë jam sot këtu për t’ju thënë: Liria funksionon. Më në fund, ju jeni të lirë të keni mendimet tuaja. Më në fund, ju jeni të lirë të thoni atë që mendoni. Më në fund, ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. Liria Jep Rezultat, ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”.

Kjo ishte vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit që vizitoi Shqipërinë pas periudhës së saj të gjatë të izolimit, duke konfirmuar mbështetjen e SHBA për të inkurajuar vendosjen e demokracinë dhe rrëzimin e plotë të komunizmit.

Edhe në 18 shkurt të vitit 2000 ( gati në dekadë më vonë) kur sekretarja Amerikane e Shtetit në atë kohë, Madeleine Albright, mbërriti në Tiranën zyrtare me kryeministër Ilir Metën, mbështeti maksimalisht jo vetëm zhvillimet në Shqipëri, por dhe Kosovën e sapodalë nga lufta me sytë drejt krijimit të një shteti të pavarur.  Në fjalën e saj në parlament, Albright tha:

“Shqipëria nuk duhet ti lejojë vetes të përdoret prej atyre që duan të krijojnë konfliktet në rajon. Përpjekjet për të zgjeruar kufijtë janë ftesë për dhunë, e jo për paqe e stabilitet. Dhe sigurisht që komunitetiu ndërkombëtar nuk duhet të pranojë një Shqipëri të madhe apo Serbi të madhe”

Tre vite më vonë, më 2 maj të vitit 2003, një tjetër Sekretar Amerikan i Shtetit, aso kohe Kolin Pouell (o.Colin Poëell) erdhi në Shqipëri ku në emër të SHBA firmosi Kartën e Partneritetit të Adriatikut A-3 e cila parapriu anëtarësimin e Shqipërisë pak vite më pas në NATO. Në fjalën e tij, Poëell tha qartë se SHBA-të do të bëjnë të pamundurën për të mbështetur popullin e Shqipërisë për të përmbushur pritshmëritë dhe të përfundojnë rrugëtimin e tyre në zemër të Europës.

Ardhja e Hillari Clinton në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më 1 nëntor 2012 shënon vizitën e katërt të një sekretari amerikan të shtetit në Tiranën zyrtare. Vështirë se mund të harrohet mesazhi I hapur dhe i qartë i Hillary Klinton në parlament kur deklaroi:

“SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera”.

Më 14 shkurt 2016 sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri (John Kerry), mbërriti në Tiranë ku deklaroi se Reforma në Drejtësi është jetike dhe se shqiptarët duan gjyqtarë e prokurorë që i përmbahen ligjit e jo partisë në pushtet.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, është i gjashti sekretar amerikan i shtetit që viziton Shqipërinë në një hark kohor prej 33 vitesh, vizita këto që tashmë për popullin shqiptarë konsiderohen si ngjarje madhore për mesazhet dhe mbështetjen e fortë të Shteteve të bashkuara të Amerikës.

/a.r

Next Post
A do jetë te protesta e Berishës? Basha: Ftesa s’bëhet duke folur nga ballkoni i Papës

Basha: Javën e ardhshme padi penale në SPAK për incineratorët, fakte të reja për Ramën e Veliajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapen mbi 1,650 vende pune/ Robotët humanoidë vijnë në Ballkan, Serbia merr 1 mld euro investime nga Kina

Hapen mbi 1,650 vende pune/ Robotët humanoidë vijnë në Ballkan, Serbia merr 1 mld euro investime nga Kina

May 27, 2026
Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, 34,263 individë përfitues

Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, 34,263 individë përfitues

May 27, 2026
Çmimet stratosferike të biletave të Botërorit alarmojnë autoritetet amerikane, kërkohen shpjegime nga FIFA

Çmimet stratosferike të biletave të Botërorit alarmojnë autoritetet amerikane, kërkohen shpjegime nga FIFA

May 27, 2026
Pas “gogolit” gjerman, doli dhe ai holandez: fabula e re pas IBAR-it

Pas “gogolit” gjerman, doli dhe ai holandez: fabula e re pas IBAR-it

May 27, 2026
“PD duhet të riformatohet”, Krasniqi: Ndryshimet statutore nuk kanë asnjë ndikim

“PD duhet të riformatohet”, Krasniqi: Ndryshimet statutore nuk kanë asnjë ndikim

May 27, 2026
FOTOLAJM/ Simpatizantja e PS në Korçë bën tatuazh emrin e Edi Ramës dhe Romina Kukos

FOTOLAJM/ Simpatizantja e PS në Korçë bën tatuazh emrin e Edi Ramës dhe Romina Kukos

May 27, 2026
Liza e qymyrit

Vapa dhe Tirana që nuk është më!

May 27, 2026
Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore, të enjten partitë hapin garën për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore, të enjten partitë hapin garën për zgjedhjet e 7 qershorit

May 27, 2026
“Pjesë e hetimit mbi dokumentet e klasifikuara”, Biden padit Departamentin e Drejtësisë: Të ndalet publikimi i intervistës sime

“Pjesë e hetimit mbi dokumentet e klasifikuara”, Biden padit Departamentin e Drejtësisë: Të ndalet publikimi i intervistës sime

May 27, 2026
Forumi i Sigurisë, Tabaku propozon mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Kongresit Amerikan

Forumi i Sigurisë, Tabaku propozon mekanizëm të përhershëm bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Kongresit Amerikan

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In