• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në 3 muajt e parë rritet me 1,3% numri i turistëve në Shqipëri

by
08/07/2015 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 487.271 shtetas të huaj hynë në Shqipëri në tremujorin e parë 2015, me rritje 1,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-tës, ndërsa daljet e shtetasve shqiptarë u rritën me 1,9%, në totalin 870.066 shtetas.

Numri i vizitorëve të huaj që hynë për pushime dhe vizita ditore në këtë tremujor arriti në 47.646 vizitorë, nga 58.893 që ishin në të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Në tremujorin e parë 2015, peshën kryesore me 84,4% e zunë hyrjet e vizitorëve të huaj në rrugë tokësore, në rrugë ajrore 12,9% dhe detare 2,7 %. Plot 98% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri ishin për qëllime personale, duke kapur numrin e 477.729 vizitorëve.

Pjesa kryesore e hyrjeve ishin vizitat për pushime, vizita tek të afërm dhe miq, vizita shëndetësore, fetare etj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014, numri i vizitorëve për qëllime personale në 3 muajt e parë të 2015-tës u rrit me 1,1 %. Ndërsa vizitorët për qëllime biznesi përbëjnë 2 % të numrit gjithsej të të huajve.

Në 3 muajt e parë Janar-Mars 2015 kryesoi numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë nga rajoni i Evropës, 451.889 vizitorë, që zunë 92,7 % të numrit gjithsej të vizitorëve. Prej tyre, nga vendet e Evropës Perëndimore hynë 20.663 vizitorë, ose 26,3% më shumë krahasuar me tremujorin e parë 2014, ndërsa u ul me 3.4% numri i vizitorëve nga vendet e Evropës Jugore, që në total arriti në 402.459 vizitorë./

Next Post

Mos përtypni çamçakëz më shumë se 10 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com