• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 27 Janar vetëm fillimi, Bozdo zbardh detaje nga skenari i PD

by A R
26/01/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, foli për protestën e nesërme të opozitës.

Ai u shpreh se pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha që PD ka zhvilluar madje shtoi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  mund të zbarkojnë qindra mijëra vetë, shkruan BalkanWeb.

Bozdo tha se kjo protestë nuk bëhet në bashkëpunim me asnjë parti politike, por me qytetarët, dhe si qëllim kryesor është largimi i qeverisë së Ramës.

Sekretari organizativ tha se PD do përdorë të gjitha mjetet që protesta të jetë paqësore.

“T’i themi kësaj qeveri që nuk jemi dakort me ty, me shkatërrimin që i ke bërë institucioneve, me kriminelët që i mbajte si të parët e vendit, që bëre të largohen qindra mijëra shqiptarë. Nuk jemi dakort për mënyrën si po ecën ky vend.

Nesër nuk votohet për opozitën, por opozita ka ftuar në shesh qytetarët, veçanërisht socialistët, me të cilët Edi Rama ka tradhëtuar besimin.

Besoj se do jetë më e madhja që PD ka organizuar ndonjëherë, qindra mijëra do jenë. PD ka probleme të brendshme, si në çdo parti.

Më 27 janar presim të ndodhi tubimi më i madh, PD nuk dorëhiqet nga kjo rrugë deri sa të gjehet një zgjidhje.

Nuk duhet se çfarë skenari do të ketë pas datës 27, por di që PD nuk do tërhiqet nga vala e protestave,” tha Bozdo.

Qëllimet e opozitës me protestën

“Teza e opozitës është e qartë, një qeveri antimafia, që ka parësore luftën kundër krimit dhe drogës dhe plotësimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme

Të shkëputet financimi i politikës nga krimi, të mos blihet më vota, dhe reforma zgjedhore t’i bëjë që shqiptarët të ndihen të përfaqësuar. Të numërohet vota ashtu siç hidhet.

Tahiri drejtoi trafikun më të madh të drogës. Krahu i djathtë i kryeministrit. Mafia që ka kapur sot Partinë Socialiste, kërkon të blejë popullin. Të këpusim lidhjen e krimit me Edi Ramën, se ai është përgjegjës direkt për këtë ushqim që po shkatërron shpresën e shqiptarëve”

Bashkëpunimi me LSI

“Në këtë protestë shkojmë me qytetarët, me asnjë parti tjetër. Kushdo parti tjetër që e ndjen të protestojë, i bashkohet kauzës së Partisë Demokratike. Objektivi kryesor i PD, është largimi i Edi Ramës, i identifikuar si koka e së keqes. I bëj thirrje dhe socialistëve që të vijnë aty në protestë, që e kanë kuptuar zhgënjimin”./a.m.

Next Post
AS: Ikja Cristiano Ronaldos varet nga Neymari

AS: Ikja Cristiano Ronaldos varet nga Neymari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In