• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në 25 vite, 350 mijë kredi për nxitjen e biznesit të vegjël

by A R
19/09/2017 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me mbi 350.000 kredi institucionet e mikrofinancës kanë ndikuar në mënyrë direkte, për shumë vende pune për të vetëpunësuarit, për fermerët, për zanatçinjtë dhe njerëzit e thjeshtë. Kjo shifër u bë e ditur sot nga Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës, në konferencën e organizuar në kuadër të 25 viteve në funksionim.

Të pranishmit në takim, mes tyre ekonomistë, financierë privatë e publikë, përfaqësues të institucioneve lider të mikrofinancës në Shqipëri; Përfaqësues të Bankës së Shqipërisë; Përfaqësues të trupit diplomatik etj., theksuan rolin tejet të rëndësishëm që mikrofinanca ka në ekonominë shqiptare.
“25 vite aktive në treg; Mbi një miliardë dollarë të injektuara në ekonomi; 350.000 kredi për fermerë dhe sipërmarrës të vegjël; me shumë se 1.100 punonjës aktivë, 220 degë të ndryshme dhe punësim indirekt për qindra mijëra njerëz. Këto shifra na bëjnë që sot të ndihemi krenarë pasi kemi ndikuar në jetën e shqiptarëve të thjeshtë në zonat urbane apo rurale, në zonat malore apo bregdetare, nga jugu në veri. Sot ne përfaqësojmë rreth 20% të numrit total të kredive në vend. Mikrofinanca është për ata individë që kanë përqafuar punën e ndershme dhe sipërmarrjen e lirë si mënyrë jetese të tyre”,- u shpreh gjatë takimit kryetari i Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, Bajram Muça.

Në takim mori pjesë dhe Znj. Katarzyna Paëlak, Zv. Drejtore e Qendres Europiane të Mikrofinancës, e cila ritheksoi rëndësinë që Bashkimi Europian i jep mikrofinancës, fermerëve dhe sipërmarrësve të vegjël. Ajo u shpreh më konkretisht që “Anembanë Bashkimit Europian, janë mbi një milionë përfitues të mikrofinancës si një model unik dhe i sukseshëm në mbështetjen e sipërmarrësve dhe fermerëve të vegjël. Dhe Shqipëria bën pjesë në vendet ku mikrofinanca eshtë ndër historitë më të suksesshme në Europë. Në 25 vite, Shqipëria ka krijuar një eko-sistem mikrofinanciar me një qasje reale sociale, zhvillimore dhe në shërbim të punësimit.”

Shifrat e prezantuara në takim theksuan edhe një herë rëndësinë që ka mikrofinanca në ekonominë e vendit. Nga mbi 150.000 biznese aktive në Shqipëri, mbi 95% të tyre punësojnë më pak se katër persona. Po kështu, pjesa dërrmuese e fermerëve ngelen të vegjel dhe familjar me një ferme mesatarisht prej 1.2 ha, ndërkohë që në BE është 15 ha, dhe në SHBA është 120 ha. Dhe pikërisht këta njerëz janë përdoruesit më të mëdhenj të mikrofinancës.

“Nga financimi i të përjashtuarëve të sistemit, tashmë ka ardhur koha të kalojmë në një stad të ri. Ne kërkojmë nga qeveria shqiptare ndryshimin e legjislacionit duke i dhënë mundësi mikrofinancës të evoluojë në institucione bankare duke krijuar bankat e mikrokreditit. Ne kemi kosto dhe risk shumë të lartë sepse financimet i gjejmë vete. Sot Mikrofinanca mund të shndërrohet në bankë të mirëfilltë, të mbledhë depozita dhe të japë kredi duke ulur kostot dhe interesat për qytetarët shqiptarë”,- ishte kërkesa e prezantuar gjatë takimit nga Presidenti i Shoqatës, Bajram Muca.

Gjatë takimit të pranishmit kërkuan në veçanti nga autoritetet publike krijimin e një fondi të dedikuar garancie për sipërmarrjen e lirë, për ata individë, fermerë apo sipërmarrës që duan të zhvillojnë aktivitetin e tyre, por nuk kanë mungesë kolaterali. Shteti mund të jetë një aktor federues gjithashtu në krijimin e sinergjive të reja, si për shëmbull duke koordinuar investimet në infrastrukturën rrugore, urbanistike apo ujore në mënyrë që ato të shoqërohen dhe me financime për sipërmarrësit e fermerët zonës. Po kështu, shkëmbimi i databazave mes autoriteteve publike dhe ato private, në veçanti për ato sektorë me informalitet të lartë si sektori i hotelerisë familjare, mund të sjellë një kanalizim më efikas të financimeve dhe mikro-kredive të përshtatura. Pjesëmarrësit rikujtuan që marrë së bashku, bujqësia dhe turizmi sjellin mbi 35% të PBB dhe se në zemër të këtyre dy sektorëve janë pikërisht biznese familjare e të vogla. /monitor/b.d

Next Post
Moratoriumi/ Vranë kafshë të egra, në kërkim 3 gjuetarë

Moratoriumi/ Vranë kafshë të egra, në kërkim 3 gjuetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com