• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Në 25 prill sigurojmë 74 mandate’/ Balla thirrje opozitës: Qetësoni shpirtrat e trazuar

by Java News
19/09/2020 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Gjermania, teksa shoqëron në një vizitë zyrtare kryeministrin Edi Rama, i ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës.

Balla në një intervistë pohoi se gjatë kësaj vizite delegacioni shqiptar është pritur në një takim me rëndësi me përfaqësues të Bundestagut si dhe me përfaqësues të kompanive me shumë rëndësi. Ai mes ironisë i sugjeroi opozitës që të qetësojë shpirtrat e trazuar.

Mes të tjerash Balla tha se në 25 prill Partia Socialiste do të sigurojë mandatin e katër, madje do të sigurojë më shumë se 74 mandate.

Gjatë vizitës suaj në Gjermani, patët një ndalesë ne Berlin. Opozita në Tiranë ka hedhur akuza se kjo vizitë e juaja ka qenë e dështuar, pasi nuk patët takim me kancelaren Angela Merkel. Keni një koment në lidhje me këtë?
Vizita e kryeministrit në Gjermani është pjesëmarrja në një prej forumeve politike dhe ekonomike që zhvillohen në Landin e Bavarisë ku marrin pjesë përfaqësues të lartë politikë por dhe drejtues të kompanive gjermane, dhe jo vetëm. Fati ynë është që kryeministri i është drejtuar dhe dje dhe sot në fjalën e tij qoftë vendimmarrëseve politikë dhe atyre që janë ekonomikë, që janë drejtues të këtyre kompanive, duke ofertuar Shqipërinë si destinacion i investimeve dhe një garanci, po të kemi parasysh pozicionin gjeo-politik që ka vendi. Lidhur me abuzimet e kazanit dhe të frymëzimeve të opozitës për këtë vizitë, dua të them se qëllimi i kësaj vizite ka qenë pjesëmarrja këtu. Për ndalesën në Berlin jemi mirëpritur në një darkë pune me përfaqësues të rëndësishëm të Bundestagut, të kompanive me rëndësi këtu në Gjermani, ku ka pasur dhe anëtarë të kabinetit. E gjithë ka qenë një takim me miq të Shqipërisë, që janë të shumtë këtu në Gjermani. Dua të konstatoj se niveli politik i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është më i larti deri më tani. Dua të qetësoj shpirtrat e trazuar të përfaqësuesve të opozitës se nuk ka asnjë dështim. Por është rikonfirmim i qëllimeve tona me Gjermaninë. Nga këto marrëdhënie duhet të kalojmë dhe me zgjerim sa i takon prezencës së kompanive gjermane. Në këto vitet e fundit kemi një zgjerim të pranisë së kompanive gjermane në vendin tonë.

PS ka propozuar disa ndryshime në kodin zgjedhor. Çfarë efektesh që pritet të prodhojnë ato, duke pasur parasysh dhe rezervat e opozitës…
Duhet të kuptojmë se ndryshimet burojnë nga ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut. Kemi hedhur hapin e rëndësishëm të garantimit të hapjes së listave. Çdo shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç në 25 prill do të ketë mundësi që të japë dy vota; një votë për subjektin dhe një për kandidatin. Ata kandidatë që kanë më shumë besim nga qytetarët, kanë mundësi që të zgjidhen anëtarë të Kuvendit të ri të Shqipërisë. Lista e propozuar nga partia mund të ndryshojë për shkak të numrit të votave që merr një kandidat. Kjo nuk është shpikje alla-shqiptarçe, por një model që funksionin në mënyrë perfektë në vende të rëndësishme të BE. Si Republika Çeke, Austria, Belgjika, Holanda, dhe Kroacia, që kanë garantuar legjitimitet. Ne nuk kemi kohë për të humbur, pasi janë zgjedhjet. Le të vijnë me propozimet e tyre për sensin e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese kanë vendosur piketat e rëndësishme për hapjen e listave dhe një formë të re për koalicionet parazgjedhore.

Nëse opozita do të refuzojë që të jetë pjesë e këtyre ndryshimeve, cili do të jetë hapi i maxhorancës?
Unë nuk besoj se opozita do të vazhdojë me skenarë të vjetruar të mosbashkëpunimit dhe të mospranimit të dialogut dhe të komunikimit për disa rregulla të demokracisë sikurse është dhe çështja që lidhet me faktin e kryer të hapjes së listave. Jam krenar që PS e mbështeti këtë proces të rëndësishëm të demokratizimit të vendit. Se besoj se PD është kundër dhënies së të drejtës së qytetarëve shqiptarë. Besoj se PD do të heqë dorë nga këto alibi, për t’i paraprirë humbjes së radhës në 25 prill. S’duhet të humbasim kohë. Propozimi i bërë nga ana jonë për ruajtjen e barazisë gjinore është shumë korrekte. Do të kemi 30% vajza dhe gra në Kuvend, dhe kjo është një arritje. PS ka rolin e vet në këtë emancipim.

PS ka nisur punën me strukturat e bazës. Rezultati që prisni në 25 prill?
Nga sot deri në zgjedhjet e 25 prillit janë rreth 210 ditë punë intensive. Do të jetë një fushatë atipike dhe për shkak të situatës së vështirë me pandeminë. Ne kemi ngritur shtabin qendror elektoral nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Në 12 qarqet po zhvillohen takimet e para organizatave me asambletë socialiste. Do të zhvillojmë një proces të hapur, duke përdorur dhe teknologjinë, në përzgjedhjen e kandidatëve tanë. Padyshim që një zë të rëndësishëm do të kenë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që janë aleatët tanë të vetëm. Nuk kam asnjë dyshim që PS do të konfirmojë 74 mandatet që ne na i besuan shqiptarët në 2017-ën. Por nga vlerësimi paraprak, në disa qarqe mund të kemi dhe një rritje që kemi marrë në vitin 2017.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë ish-deputeti i PD-së

Çfarë mendon PD për taksat dhe akuzat e sotme: kaosi fiskal është i jashtëzakonshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In