• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Në 25 nëntor ra modeli shqiptar i zhvillimit

by S M
27/11/2019 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Në agimin e 26 nëntorit Shqipëria preku fundin e tunelit të errët ku ndodhet prej dekadash. Një model kaotik dhe krejtësisht arbitrar zhvillimi u rrëzua zhurmshëm nën rrënojat e pallateve që shembeshin, vilave private që zunë njerëz brenda dhe objekteve turistike që u kthyen në kurthe vdekjeprurëse, edhe për ata që i ndërtuan.

Në 25 nëntor patëm një zgjim të llahtarshëm nga gjumi dhe shurdhëria 30 vjeçare. Kuptuam (me shpresë, një herë e mirë), se kemi ndjekur një model zhvillimi, i cili i ka kthyer fushat, lumenjtë, fshatrat e qytetet, në hapësira gjigande ndërtimesh rrokopujë, në turma amorfe betoni e inertesh, që kanë kafshuar rëndë mjedisin, kanë pakësuar në mënyrë drastike tokat bujqësore, kanë bërë pis lumenjtë e brigjet detare, kanë masakruar parqet natyrore, zonat monumentale dhe e kanë ulur, për pasojë, standartin e jetës së shqiptarit, në ritualin e një egzistence banale.

E kemi kafshuar keq, shëmtuar dhe pa tru atdheun tonë të përbashkët. Në tërmetin më të parë serioz, e pamë se cila është fatura. E cila mund të kish qenë shumë më dramatike, shumë më afatgjatë. Qoftë me kaq, thonë plakat.

Ndërtuam kudo, pa asnjë plan, pa asnjë studim mjedisor, sizmik, hidrik, pa marrë parasysh ku hidhnim themelet e shtëpive e bizneseve, pa pyetur fare për faktin e thjeshtë se të ndërtosh mbi rërë, do të thotë të fusësh kokën në rrezik. Nëse zbret sot me avion mbi Velipojë dhe grykëderdhjet e Drinit e Matit, sheh me sy të lirë katrahurën që ka prodhuar bilancin tragjik të 25 nëntorit. Një bilanc që mund të kishte qenë shumë tragjik nëse tërmeti do të kish qenë pak më i gjatë ose pak më i fortë. Thumana ra sepse aty nuk ishte vënë dorë prej dekadash mbi pallatet e vjetra, por e gjithë ajo zonë, madje e gjithë Ultësira Perëndimore është teatri i një abuzimi të llahtarshëm me tokën, me ujin, me paratë, me logjikën dhe arsyen elementare dhe me mbi të gjitha, me jetët e njerëzve.

Nuk duhet ndërtuar mbi grykëderdhjet e lumenjve, pikërisht aty ndërtuam. Nuk ndërtohet mbi plazhe e toka me sedimente të dobëta, pikërisht aty ndërtuam. Nuk duhen bllokuar kolektorë e kanale kulluese, pikërisht aty ndodhen mijëra shtëpi të hedhura kuturu nga babëzia e vërbër për të gllabëruar diçka. Nuk duhen prerë pyje e zona të gjelbra, pikërisht atë bëmë. Një “kap ça të kapësh” gjigande 30 vjeçare, një sport kombëtar i abuzimin me ligjin, kriteret e shkencës dhe ligjësitë e natyrës.

Më tej akoma, për hir të etjes për sa më shumë para në sa më pak kohë, i ngritëm qytetet në limite të frikshme. Prish lagje të vjetra e ndërto pallate, rrafsho vila e shtëpi të ulëta e ndërto kulla. Gjej një lugë vend e hap themele grataçielash të pista alla shqiptare.

Modeli i ndërtimit në 30 vjetët e fundit është një ndër shkaqet më spektakolare të dështimit tonë si shoqëri. Ka prodhuar mbipopullim, ka shkatërruar mjedisin, ka prishur qindra mijë jetë njerëzore që jetojnë në fjetina gjigande dhe ngjitur me njëra-tjetrën. Por prej këtij modeli ka rrjedhur, në një aspekt më të gjerë dhe si pasojë direkte, edhe një model tjetër ekonomik e social i caktuar. Shihni hartën e Shqipërisë. Në një shami hundësh vend, mes Tiranës e Durrësit, jetojnë dy të tretat e popullsisë së vendit. Lagje të mbipopulluara, qytete si kuti sardelesh, trafik asfiksues. Një pjesë e shtetit është e shkretë, tjetrës po i merret fryma. Kjo është Shqipëria e sotme.

Në 30 vjet nxorrëm jashtë loje çdo oponencë të shkencës dhe mendimit akademik. Një barrierë që çdo shtet e përdor natyrshëm kundër zulmës së komercializmit dhe babëzisë së pakontrolluar për fitim. Pas vitit 2005 Shqipërisë i “dolën tepër” të gjitha institutet që ishin degë e Akademisë së Shkencave. Nuk duheshin më institutet hidrike, megjithëse përmbytemi thuajse çdo vit, as institutet sizmike, megjithëse jemi vend me risk të lartë sizmik. U shkrinë institucione që studionin tokat, ambjentin, bujqësinë etjetj.

Formulat që u gjetën për të mbushur boshllëqet që u krijuan, ishin në fakt pretekste për të zhdukur nga fusha çdo faktor që do t’i mbante dorën këtij zhvillimi monstruoz dhe pa tru që mori hov në këto dekada. Dhe që po e paguajmë sot me dramën e tërmetit që na kujtoi se në fund fiton gjithmonë cinizmi i natyrës. Të tjerët vetëm paguajnë gabimet e tyre.

Next Post
Sizmiologu finlandez: Tërmetet nuk mund të parashikohen, por Shqipëria është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike

Sizmiologu finlandez: Tërmetet nuk mund të parashikohen, por Shqipëria është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike

Comments 15

  1. Rolanda Xhihani says:
    6 years ago

    Nuk e luan as topi .100% e vërtetë

    Reply
  2. Anonymous says:
    6 years ago

    Te lumte Goja

    Reply
  3. Ina says:
    6 years ago

    Super shkrim qe nuk lejon komente!

    Reply
    • Shqipe Jaupi (Çekrezi) says:
      6 years ago

      Shume e vèrtetè per fat tè keq.

      Reply
  4. anonim says:
    6 years ago

    Per aq kohe sa ligjin e ben injoranti paraja e piset dhe mosfunksionimi i asnje baze shkencore e ligjore, nuk mund te jete ndryshe

    Reply
  5. Evelina says:
    6 years ago

    Eshte analize profonde

    Reply
  6. Anonymous says:
    6 years ago

    Shume e vèrtetè. Per fat tè keq

    Reply
    • Naum Mihilli says:
      6 years ago

      Shume e vertete Skender.Nje analize e sakte

      Reply
  7. Shqipe Jaupi Çekrezi says:
    6 years ago

    Shume e vèrtetè. Per fat tè keq

    Reply
  8. Anonymous says:
    6 years ago

    Sakte

    Reply
  9. Naum Mihilli says:
    6 years ago

    Shume e vertete Skender.Nje analize e sakte

    Reply
  10. Marta says:
    6 years ago

    Te lumte pena,z.Minxhozi!
    Iniciativa dhe nisma kunder KCK ishte nje thike e mprehte e gjetur nga ky kryeminister.I pari qe mendoi (se paku) per Shqiperine dhe shqiptaret qe te kthejne nga rruga pa krye ku ecin tash e 30 vite…
    Bravo!

    Reply
  11. Zhorzheta says:
    6 years ago

    Shume e vertete.shkrim i sakte.

    Reply
  12. Anonim says:
    6 years ago

    Si mund te rregullohet gabimi 30 vjecar?

    Reply
  13. Une says:
    6 years ago

    2020 i marte te gjithe ata qe e kane shkaterruar kete vend!

    Reply

Leave a Reply to Shqipe Jaupi Çekrezi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

Dosja e 21 janarit, del nga SPAK Mark Nika: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

January 21, 2026
Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

Bora vështirëson qarkullimin në Dibër, segmente problematike në Rrugën e Arbrit

January 21, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

January 21, 2026
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

January 21, 2026
Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In