• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në 21 janar 2011 policia bleu 1500 fishekë gome e manovër, por në fakt u perdorën plumba të vërtetë

by Java News
22/05/2019 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dokumente të tjera që disponon dhe po publikon redaksia investigative e Shqiptarja.com konfirmojnë çorganizimin dhe shthurjen e Policisë së Shtetit në janar të vitit 2011, nën drejtimin e Hysni Burgajt dhe Agron Kuliçajt, për menaxhimin e protestave, kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm. Pikërisht ditën e protestës së 21 Janarit 2011, ku u ekzekutuan katër protestues të pafajshëm dhe u plagosën gjashtë të tjerë me armë zjarri, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është kujtuar për të blerë fishekë plastikë manovër për menaxhimin e protestave. Ndërsa në bulevardin para Kryeministrisë kishte të vrarë dhe të plagosur, policia e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, blen 1 500 fishekë plastikë, manovër dhe gome për t’i përdorur kundër protestuesve. Po gjatë ditës së 21 Janarit 2011, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit blen edhe 5 copë spajt lotsjellës. Të gjitha këto kanë kushtuar 975 000 lekë. Ndërkaq, një ditë pas 21 Janarit 2011, pra me 22 janar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit blen armatime dhe pajisje speciale. Konkretisht blihen në vlerën 2 436 000 lekë, 1075 fishekë manovër dhe plastikë, pistoleta bereta, kostum mbrojtje antigur, skafandra, shkopinj gome etj.

Komisioni i që ka bërë propozimin, i përbërë nga Shkëlqim Qamili, Selaudin Korkuti dhe Shkëlqim Dogjani, përmes një relacioni shpjegues, konfirmon veprime të tjera që janë kryer me urgjencë atë ditë. “Numrat e armëve që u morën një për një janë armë që funksionojnë normalisht nga pikëpamja teknike, janë armë që kryejnë qite gjysmëautomatike përdorin fishekë të kalibrit 12mm. Pistoletat CO2 me gaz 4.5mm funksionojnë normalisht nga ana teknike. Fishekët e kalibrit 22mm janë fishekë me saçma gome me një saçmë dhe me disa saçma për përdorim nga policia në grumbullim njerëzisht. Janë më saçma për hapje bravash të dyerve. Fishekët për pistoleta me gaz janë të kalibrit 9mm me gaz lotsjellës. Sprajti lotsjellës është individual me vil 40 ml, është i standardit për përdorim shpërndarje grumbullime njerëzish. Mburojat dhe kaskat janë plastike, materiale polikarbonat i rezistojnë goditjeve, gurëve dhe forcës goditëse, janë të përshtatshme për mbrojtjen e kokës dhe të trupit. Skafandrat janë pajisur me aksesorë për t’u lidhur në kokë, mburojat janë pajisje mbrojtje dore-parakrah për t’u mbajtur gjatë manovrës nga punonjësi i policisë. Shkopinjtë e gomës janë 60 cm të pathyeshëm dhe pa elasticitet të cilët punonjësi i policisë i përdor për shtyrje të grumbullimeve”.

Sprajti lotsjellës dhe fishekët e blerë në 21 Janar
Spray lotsjellës 2176, 4 copë
Fishekë kalibri 12mm laë e rubb 750 copë
Fishekë kalibri 12mm laë e rubb 250 copë
Fishekë kalibri 12mm laë e demo 250 copë
Fishekë kalibri 12mm laë e plasti 250 copë

Pajisjet dhe alarmimi i blerë në 22 janar 2011
Fishekë fiochi me gaz 9mm salve-e, 450 copë
Fishekë kalibri 12mm laë e demo 625 copë
Fishekë kalibri 12mm laë e plasti 450 copë
Kapsula co2 kalibri 4.5mm ëalther, 60 copë
Berreta M92FS pistoletë co2 me A, 5 copë
Kostum mbrojtje antigur, 10 copë
Skafandra blu 02, 1 copë
Skafandra rofi, 10 copë
Skafandra blu 01, 2 copë
Shkop gome 2082, 50 copë
Spray lotsjellës 2176, 4 copë
Mburoja policie, 2 copë

Fishekët prej gome u përdorën për herë të parë dhe të fundit në 21 Janar 2011 
Fishekët prej gome kundër protestuesve janë përdorur për herë të parë dhe të fundit nga policia e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në protestën e 21 Janarit 2011. Kështu thuhet në një relacion i hartuar nga Ministria e Brendshme. “Policia e Shtetit ka përdorur për herë të fundit muncione plastike (gome) në protestën e dt. 21 janar 2011. Prej asaj dite, nuk rezulton të jetë përdorur asnjë municion plastik (gome) nga Policia e Shtetit në ASNJË protestë pasardhëse”, thuhet në relacion. Këto fishekë nuk do të përdoren më nga policia.

Megjithatë, në relacion jepet një shpjegim për pasojat e fishekëve të tillë kur përdoren. “Armatimi është shotgun gjysmë automatike që mban 5 fishekë, Njësia Matëse 12Ga (ose në zhargon mm). Fisheku është me kapsolle ndezëse dhe mbështjellja është gomë e rrumbullake. Përdorimi: Nëse qëllohet në largësia 10 m në dërrasë të stazhonuar, ka aftësinë të shkaktojë një shtypje të dërrasës deri në 3mm. Përdorimi i tyre këshillohet kur objektivi është në largësinë 20m – 30m nga qitësi. Efektivitetin dhe sigurinë e ka midis këtyre distancave. Është e ndaluar gjuajtja në kokë”.

g.kosovari

Next Post
Amazon kundërshton shitjen e teknologjisë së njohjes së fytyrës për policinë amerikane

Amazon kundërshton shitjen e teknologjisë së njohjes së fytyrës për policinë amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com