• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 2030 mikëpritës i garave të Formula 1”, Rama prezanton projektin e Automotoparkut

by A R
28/03/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në Elbasan projektin për ndërtimin e Automotoparkut, i cili do të shërbejë si një kompleks sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM, e që sipas shefit të qeverisë do të mirëpresë edhe garat më prestigjioze të Formula 1.

Kreu i qeverisë e cilësoi projektin si një motor i ri për ekonominë e vendit, ndërsa riktheksoi se gara e Formula 1 në Elbasan do të ndiqet nga 1 miliardë njerëz anembanë botës.

“Zhvillojmë projektin e Auto Moto Park, një projekt i detajuar plotësisht në bashkëpunim me Formula 1, duke ndjekur të gjitha sugjerimet apo adresuar të gjitha kritikat e skuadrës së vendosur në dispozicion të këtij projekti nga drejtuesi ekzekutiv i Formula 1. Ambicia është që Shqipëria 2030, të jetë vendi mikpritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceptueshme deri para disa kohe.  Nuk bëhet fjalë për një investim për një garë, por për t’i instaluar ekonomisë shqiptare një motor të ri. Ky projekt është ekonomi, jo garë me makina sepse në harkun e 360 ditëve të vitit, ky projekt do të krijojë një destinacion, ku në qendrën e vet do jetë siguria rrugore dhe që nga fëmijët vegjël, deri tek më të rritur që ngasin një makinë, do duhet t’i referohen kësaj qendre për testimet përkatëse që do jenë pjesë e të qenit tonë anëtarë të BE. Modeli ynë për këtë është qendra në Vjenë, por siç e vutë re nga prezantimi i projektit, me skuadrën teknike të Formula 1, është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes të Formula 1 është inovativ për një sërë zgjidhjesh që janë sugjeruar nga stafi teknik i Formula 1”, u shpreh Rama.

Më tej Rama nënvizoi se projekti i Automotoparkut çon më përpara vizionin e bashkëngjitjes së Elbasanit me Tiranën si një metropol i dekadës së ardhshme.

“Ecim më tutje për të çuar më tej vizionin e  bashkimit të Tiranës me Elbasanit, dhe bashkëngjitjes së Elbasanit me Tiranën si gjymtyrë e një metropoli që gjithnjë e më shumë po merr formë si metropoli i dekadës së ardhshme me qendër Tiranën, me daljen në det Durrës dhe shtrirje në verilindje në Dibër dhe me këtë krah në Elbasan ku ndërkohë kalojnë edhe infrastruktura të rëndësishme si rrjeti evropian i korridoreve, Korridori 8”, deklaroi shefi i ekzekutivit.

Next Post
“Nuk ka aleancë të përbashkët ushtarake me Shqipërinë e Kosovën”

“Nuk ka aleancë të përbashkët ushtarake me Shqipërinë e Kosovën”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

February 13, 2026
Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

February 13, 2026
Ndryshohet aktakuza për ish-krerët e UÇK, Prokuroria: S’kemi prova për krime në Ferizaj

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë, më pas Jakup Krasniqi

February 13, 2026
“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

February 13, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 13, 2026
Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

February 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In