• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 2026 rimbursohen të gjitha barnat antitumorale”, ministrja: Salla të reja kimioterapie për pacientët në Onkologjik

by E S
14/12/2025 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, nga sallat e reja të kimioterapisë, u shpreh sot se përmirësimi i kushteve në Spitalin Onkologjik, përmes shtimit të sallave dhe shërbimeve, është vetëm hapi i parë drejt një trajtimi të sigurt dhe dinjitoz për pacientët.

Ajo theksoi se vijon puna për garantimin e barnave onkologjike. Investimi në sallat e reja të kimioterapisë është rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerëve, duke përbërë një hap të rëndësishëm për ofrimin e një trajtimi më të sigurt, më komod dhe më dinjitoz për pacientët.

Ministrja Sala, në një videomesazh në rrjetet sociale nga sallat e reja të kemioterapisë, tha se që në ditën e parë të detyrës saj, angazhimi ka qenë që shërbimi onkologjik të jetë një përparësi.

‘Sot ndodhem sërish në Shërbimin Onkologjik, në sallat e reja të kemioterapisë, të cilat po i vëmë në funksion për pacientët tanë. Rritja e kapacitetit përmes shtimit të nurmit të sallave dhe përmirësimit të kushteve është rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerëve, si një hap i rëndësishëm për të ofruar trajtim më të sigurt, më komod dhe më dinjitoz.

Që në ditën e parë të detyrës, angazhimi im ka qenë që shërbimi onkologjik të jetë një përparësi. Shërbimi që ofrohet këtu prek jetën e shumë familjeve dhe kërkon mbështetje të vazhdueshme. Çdo pacient që kalon këto korridore vjen me sfida, me shpresë. Dhe është detyrë e jona të krijojmë kushte sa më të mira përgjatë këtij rrugëtimi të vështirë.

Ky është vetëm hapi i parë. Puna po vijon paralelisht për garantimin e barnave onkologjike. Në buxhetin 2026 për herë të parë është planifikuar rimbursimi i të gjitha barnave antitumorale për pacientët që trajtohen në këtë spital, duke rritur fondin me 1.5 miliardë lekë dhe duke krijuar një mbështetje më të plotë për trajtimin. Mirënjohje dhe respekt për mjekët, infermierët, farmacistët dhe gjithë stafin shëndetësor, të cilët çdo ditë janë forca që mban në këmbë këtë shërbim jetik’, tha ajo.

Next Post
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke ...

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 months ago

    Te njejtat rrena e mashtrime,i kemi degjuar edhe para 13 vitesh,biles pati premtime,edhe me qesharake,shendetsia do jete e atyre,niveleve te europes.Te gjitha premtimet,nuke ishin gje tjeter,vecse mashtrime,sot i quajtur palloshi,nga zv e tije bela hajdutja e 50000000 eurove.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Protesta duhet mbrojtur nga protestuesit, jo nga kundërshtarët e saj

June 4, 2026
Rama reagon sërish për jehonën në Greqi ndaj protestës në Zvërnec: 35 vjet s’e kam parë kurrë këtë mobilizim! (VIDEO)

Rama përgjigjet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Na e kaluan topin njëherë, tani s’na ikën më!

June 4, 2026
Koçiu: Investimi në Zvërnec është mundësi historike për turizmin shqiptar

Koçiu: Investimi në Zvërnec është mundësi historike për turizmin shqiptar

June 4, 2026
“Zvërneci”/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë

“Zvërneci”/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë

June 4, 2026
Zbardhet agjenda e Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat/ Rama pjesë e takimit me liderët europianë

Zbardhet agjenda e Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat/ Rama pjesë e takimit me liderët europianë

June 4, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

June 4, 2026
Zvërneci, përplasje për protagonizëm në protestë? Lapaj i merr “stafetën” Qorrit

Zvërneci, përplasje për protagonizëm në protestë? Lapaj i merr “stafetën” Qorrit

June 4, 2026
Protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

June 4, 2026
Përplasje në Kuvend për pensionet, Ibrahimaj: Ekonomia në qeverisjen e PD-së, ishte në ditën më të zezë

Përplasje në Kuvend për pensionet, Ibrahimaj: Ekonomia në qeverisjen e PD-së, ishte në ditën më të zezë

June 4, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In