• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 2016-ën ranë të ardhurat nga pagat

by A R
27/07/2017 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2016-a nuk ka qenë një vit i mbarë për pjesën më të madhe të punonjësve në Shqipëri, të cilët kanë parë një rënie të të ardhurave të tyre nga pagat.

INSTAT ka publikuar së fundmi tabelën e përditësuar me Pagat mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas aktiviteteve ekonomike, për vitin 2016. Nga 21 sektorë, që raporton INSTAT, 10 prej tyre, apo gati gjysma, rezultojnë me rënie të pagave bruto.

Në total, paga mesatare bruto në ekonomi ra me 2.1%, nga 46,829 në 45,845.

Por, cilët janë aktivitetet ekonomike, me pagat më të larta mujore në vitin 2016 dhe si kanë ndryshuar në krahasim me një vit më parë.

Në vend të parë janë organizatat ndërkombëtare, të cilat rezultojnë se i paguajnë më shumë punonjësit e tyre, se në çdo sektor tjetër.

Paga mesatare bruto ishte 124,814 lekë në 2016-n. Megjithatë, edhe organizatat e huaja duket se i ka kapur kriza, teksa paga mesatare është -3,351 lekë, apo -2.6 më e ulët se në 2015-n.

Profesioni i dytë më fatlum në Shqipëri është për të gjithë ata që punojnë në banka, ose kompani sigurimi. Paga mesatare bruto mujore e Aktiviteteve Financiare dhe Sigurimit ishte  97,962 lekë në 2016-n. Ky vit ka qenë i mbarë për profesionistët e këtij sektori, që kanë parë një rritje mesatare të pagës me 2,435 lekë, ose 2.5%.

Të tretët në listë janë punonjësit e Informacionit dhe Komunikacionit, me pagë mesatare  70,083, që ka rënë me 1,491 lekë, ose 2.1%, në krahasim me vitin e mëparshëm.

Të katërtit, Aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe teknike kishin një pagë mujore prej 69,115 lekë në 2016-n, por në vlerë absolute ata kanë pasur rritjen me të lartë me 7,206 lekë, apo 11.6%.

Megjithatë, më shumë sesa fakti që profesionistët duket se kanë filluar të vlerësohen, kjo ka lidhje dhe me rritjen e pagave referencë për profesionet e lira, nga janari 2016, por që u rrëzua në shtator nga Gjykata Kushtetuese.

Në vend të pestë janë ata që punojnë në aktivitetin e Furnizimit me Energji Elektrike, Gaz e Avull dhe me Ajër të Kondicionuar, me pagë 68,355, një rritje e lartë me 8.7%.

Renditjen e vijon Industria nxjerrëse, me një pagë mesatare bruto prej 59,574, por që ka parë rënien më të madhe në vlerë absolute me 4,261 lekë, apo 6.7% më pak. Ky ka qenë një vit i vështirë për këtë industri për shkak të konjukturës së pafavorshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Në vend të shtatë është aktiviteti i Administrimit publik dhe i mbrojtjes, me pagë mesatare 58,548 lekë, me një rënie prej 1.2%.

Për arsimin, 2016-a ka qenë i mbarë, pasi ka parë një rritje të pagave me 4.4, apo me 2,412 lekë, për të arritur në 57,140 lekë.

Në vend të nëntë janë Aktivitete të tjera shërbimi, me pagë mesatare 49,875 lekë, me rënie 1.3%.

Shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale kanë pasur një rritje mesatare të pagës mujore me vetëm 500 lekë në 48,410 lekë.

11 profesionet e tjera kanë një pagë mujore më të ulët se 45 mijë lekë (shiko tabelën). Pagën më të ulët e ka “Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit”, kryesisht kamarierët, të cilët paguhen edhe me bakshishe.

Të ulëta i kanë pagat edhe ata që ofrojnë Shërbime në shtëpi, që për më tepër kanë parë një rënie të lartë, me rreth 4000 lekë, nga 33,211 në 29,221 lekë në vitin 2016./Monitor

tabela
(Tabela e profesioneve më të paguara)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In