• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 2013 larguam një motherfu**er si Berisha… deklaratat e Majlinda Bregut? Më bëjnë të vjell”

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano në një intervistë për gazetën “Panorama”, komenton deklaratat e deputetes së PD-së Majlinda Bregu e cila kohët e fundit ka ngritur tonet e kritikës brenda grupit të saj parlamentar, ndërsa disa ditë më parë në një intervistë televizive tha se PD ishte më mirë në kohën dhe Sali Berishës dhe se zgjedhje e Lulzim Bashës në krye të partisë ishte një gabim.

I pyetur nëse sot, pas tri vitesh, a ishte e drejtë thirrja e tij për “bashkimin e qelbësirave” për të hequr me çdo lloj çmimi Berishën nga pushteti, Nano shprehet kështu:

“Absolutisht, po! Është një nga gjërat më me mend që kam thënë ndonjëherë. Sikur të më thoshin se po krijohet një arkiv i veçantë, që do të ruhet për shekuj me radhë, ku secili prej atyre që kanë mbajtur qëndrime publike, do të duhet të zgjedhë vetëm një qëndrim për ta futur në këtë arkiv, dhe sikur të më kërkonin edhe mua të zgjidhja një qëndrim timin për këtë arkiv, unë do të zgjidhja pikërisht këtë qëndrim.

Mua më vjen keq që ka ende shqiptarë që nuk e kuptojnë se në vitin 2013 ka ndodhur një gjë e madhe. Një gjë fantastike. Kemi larguar nga drejtimi i një vendi një motherfucker. Më vjen keq edhe që në shoqërinë shqiptare ka një kompleks subordinimi kur vjen puna te qëndrimi ndaj tij.

Shikojeni se ç’ndodh! Ka tre vjet që ka humbur zgjedhjet, që i ka humbur ato në mënyrë spektakolare, ka tre vjet që bën si gore në Parlament, ka tre vjet që mban peng partinë demokratike dhe askush nuk i bën dot as kritikën më minimale. Të gjithë i qurraviten, deputetët, aparatçikët e Partisë Demokratike, kryetari i PD-së po se po, gazetarët që e kanë për zanat t’i atashohen partisë, por edhe gazetarë që mbahen me të madh si opinionistë nacionalë.

Dhe jo vetëm kaq. Edhe kritikët e lidershipit të Partisë demokratike nuk mungojnë t’i përcjellin herë pas here sinjale dashurie e solidariteti. Majlinda Bregut nuk i erdhi asnjë çikë turp kur na kujtoi këto ditë se ajo kish qarë kur Berisha ka dhënë dorëheqjen. Edhe hajde prit hair nga Majlinda!

Të vjen për të vjellë nga këta njerëz. Për dëmet që i ka bërë vendit ky njeri do të flitet mirë kur ai të qërohet nga politika. Atëherë do të flasin edhe ata që s’kanë gojë sot. Por për ta njohur se kush është, nuk ka nevojë të presësh kaq shumë. Nuk ka nevojë as të dish se ç’ka bërë. Është mjaft ta shohësh në Parlament një ditë të enjte dhe ti e kupton se kush është”, tha Nano.

Ja çfarë tha Majlinda Bregu pak ditë më parë:

bregu

Vazhdoni të mendoni se PD do ishte më mirë me kryetar Sali Berishën?

E kam menduar.

Dhe a je përlotur kur Berisha dha dorëheqjen?

Po.

A ke menduar shpesh që zgjedhja e Bashës kryetar i PD-së ka qenë gabim?

E kam menduar. Kam votuar për Sokol Olldashin./panorama/a.k

Next Post
“Jam i ISIS, do ju vras të gjithëve!” Prangoset në Itali 21-vjeçari shqiptar

"Jam i ISIS, do ju vras të gjithëve!" Prangoset në Itali 21-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In