• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 20 Qershor hapet segmenti i parë i Bulevardit të Ri, Veliaj: Vit fantastik për Tiranën

by Java News
13/06/2017 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Kur kanë mbetur vetëm shtatë ditë nga përurimi, segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës është gati për t’u shfrytëzuar si nga kalimtarët, ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve, të cilët do mund të parkojnë në parkingun e dytë publik nëntokësor pas atij te Sheshi Skënderbej. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Ervin Bushati dhe kandidatja Ogerta Manastirliu, inspektuan përgatitjet e fundit për ndërtimin e Bulevardit të Ri dhe parkingut nëntokësor, si një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë së Tiranës, i cili do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

Duke e cilësuar një vit të shkëlqyer për Tiranën me realizimin e kaq shumë investimeve brenda një kohe të shkurtër, Veliaj ftoi qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e segmentit të parë të Bulevardit të Ri. “Ftoj të gjithë qytetarët që në datën 20 qershor, ora 20:00, të jemi te Bulevardi i Ri për të bërë një hapje, njësoj siç festuam për Sheshin “Skënderbej”. Ky ka qenë një vit fantastik për Tiranën dhe besoj se qytetarët me atë që kanë parë te sheshi “Skënderbej”, Parku Olimpik, lodrat e Liqenit, Unaza e Vogël, e të gjitha investimet e tjera, si Pazari i Ri, janë të mendimit se ky ka qenë një vit i shkëlqyer për qytetin. I kemi të gjitha mundësitë që të vazhdojmë kështu edhe në dy vitet e ardhshme”, tha ai.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se Bulevardi i Ri, i cili përpara dy vitesh dukej i pamundur për t’u ndërtuar, është sot një nga projektet më fantastike të realizuara nga bashkia. Ai deklaroi se të tilla investime jo vetëm rrisin vlerën e pronës së qytetarëve, por njëkohësisht krijojnë dhe hapësira rekreative për qytetarët. “Sot po bëjmë një inspektim të fundit përpara se të hapim Bulevardin e Ri. Ka qenë një projekt fantastik, i cili para dy vitesh dukej i pamundur. Jam i lumtur që më në fund do të hapim pjesën e parë të Bulevardit të Ri, besoj si një nga investimet kyç të njësisë 8 dhe 9, i cili rrit jashtëzakonisht vlerën e pronës, por sigurisht, përveç një nyje infrastrukture është edhe një hapësirë fantastike rekreative, me pista biçikletash, lulishte, stola për t’u ulur dhe për të pushuar”, tha ai.

Veliaj vlerësoi mbështetjen që ka marrë nga qeveria gjatë këtyre dy viteve për realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme, ndërsa theksoi se data 25 qershor do të shërbejë edhe si një lloj referendumi për të gjitha punët publike të kryera në qytet. “Nëse duam të vazhdojmë me këtë ritëm, siç kemi punuar te sheshi “Skënderbej”, te Pazari i ri, te këndi i lodrave, te Parku Olimpik, në këtë Bulevard, na duhet mbështetja e fortë e qeverisë shqiptare, siç e kemi pasur në këto 2 vjet. Ndaj, besoj se referendumi për të gjitha këto punë publike në Tiranë, vlerësimi dhe nota për të gjitha këto investime do të jetë data 25 qershor”, tha kreu i Bashkisë.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin fuqimisht Edi Ramën për një mandat të dytë, si një garanci për vijimin e investimeve në të gjithë Tiranën. “Nëse qytetarët duan që puna të vazhdojë, nëse duan që të shtojmë ritmin, nëse duan që të punojmë me të njëjtën cilësi, nëse duan që investimet të prekin gjithë Tiranën, na duhet një votë e fuqishme për Edi Ramën, për t’u siguruar që bashkia t’i ketë krahët e ngrohta dhe dyert e hapura për të vijuar ritmin e investimeve edhe në dy vitet e tjera. Mezi pres që qytetarët t’i japin një notë Bashkisë së Tiranës në datën 25 qershor për të gjitha këto investime dhe të vazhdojmë përpara për qytetin që duam, edhe për Shqipërinë që duam”, nënvizoi Veliaj.

Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qendror të Tiranës do e transformojnë të gjithë këtë zonë prej gjendjes së saj aktuale, si një hapësirë e lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për vitet në vijim. Një përbërës i rëndësishëm është edhe ndërtimi i parkimit nëntokësor, ku për herë të parë do të ketë pikë të karikimit të makinave elektronike. Gjithashtu, projekti i gjelbërimit të Bulevardit të Ri parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme./a.ç

Next Post
Asnjë kandidat i 2013-ës në listën e 2017-ës, si i shkriu Basha dy qarqe

Çfarë po ndodh? Basha lë fushatën në mes dhe niset për vizitë në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

February 17, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

“GJK” pranon pjesërisht kërkesën e magjistratëve: Mos t’iu ulet paga! Rregullimin ta bëjë Kuvendi

February 17, 2026
“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

February 17, 2026

Në kërkim të një lideri

February 17, 2026
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës! Identifikohen autorët, pranga babait, në kërkim i biri

Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset 15-vjeçari, pesë të shoqëruar në Komisariat

February 17, 2026
Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

February 17, 2026
“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

February 17, 2026
“Sky dhe Encro deputetët nuk i donin për të bërë puçi-puçi me gratë”, Korreshi: Kërkojmë transparencë për platformat e kriptuara

Korreshi denoncoi kushtet në Spitalin e Lushnjës, Ministria e Shëndetësisë: Bëhet fjalë për një godinë jashtë funksioni

February 17, 2026
“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

February 17, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In