• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 17 vite martesë, nuk ndiej epsh!” Habit telefonuesja, kërkon ndihmë LIVE në emision

by A R
08/11/2021 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tema e ditës në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ishte rëndësia e marrëdhënieve seksuale, a janë të domosdoshme për një jetë të lumtur në çift. Kësaj pyetjeje psikoseksologia Besarta Taçi, e ftuar në studio, i dha një “po” absolute. Por çfarë ndodh kur njëri nga partnerët nuk ndien dëshirë seksuale? Në rubrikën “Alo Doktor” ku telefonuesit drejtojnë problemet e tyre, një prej tyre tha se në 17 vjet nuk ka patur dëshira të tilla.

Katerina Trungu: Përshëndetje.

Telefonuesja: Jam 40 vjeçe dhe kam 17 vite martesë. Problemi është se në 17 vite nuk ndiej epsh.

Katerina Trungu: Pra, në 17 vjet ti nuk ke patur dëshirë?

Telefonuesja: Jo, jo.

Besarta Taçi: Ke fëmijë? Kur ka qenë shtatzënia e fundit?

Telefonuesja: Po, kam. Para 8 viteve. Faleminderit.

Besarta Taçi: E falënderoj me të vërtetë edhe për kurajën për të kërkuar ndihmë. Nuk është pyetje ose kërkesë e rrallë. Shpeshherë ndodh që gratë vijnë dhe më tregojnë një të vërtetë që i shoqëron.

Katerina Trungu: Nuk kemi të bëjmë me menopauzë, as me diabetin.

Besarta Taçi: Jo, nuk kemi të bëjmë me menopauzë. Ka 17 vjet në një marrëdhënie ku nuk ka kënaqësi seksuale, ku nuk ka dëshirë seksuale që do të thotë motivacioni mund të jetë drejt një aspekti në çift, pra nga partneri, por ne nuk dimë se çfarë ka ndodhur para njohjes së tyre. Kështu që, në atë që është anamneza e përgjithshme e personit, ne duhet të kuptojmë pse kemi zgjedhur një partner kur nuk kemi dëshirë seksuale, arsyen pse vazhdojmë të rrimë në një marrëdhënie kur nuk kemi dëshirë seksuale dhe a e flasin, çfarë kemi bërë deri tani për ta përmirësuar marrëdhënien tonë?

Por, fakti që ne rrimë dhe bëjmë një kompromis për 17 vite, ka elemente intrapsikikë të rëndësishëm që mbajnë këtë marrëdhënie, por mos të harrojmë: një çift është i formuar nga tre mekanizma bazë pa të cilat nuk quhet çift seksual, që janë: dëshira për të ndenjur bashkë, për të pasur një projekt jete. Janë në çift në fejesë, që duan të kenë një familje, që do të rrijë gjithë jetën bashkë. Elementi tjetër është të qenurit intimë, të qenurit shokë, të komunikuarit gjithçka me njëri-tjetrin dhe elementi i tretë është seksualiteti. Në bazë të fazës ku ndodhet çifti, pra tre vitet e para sigurisht që komunikimi, dëshira seksuale, aktiviteti seksual janë shumë të gjallë dhe në fazat e tjera, pas lindjes së fëmijës së parë, në menopauzë etj, ky trekëndësh ndryshon formën, por është shumë e rëndësishme të jetë aktiv. Ne të gjithë duhet të pyesim veten: Unë çfarë tipologjie trekëndëshi po formoj në këtë moment të jetës? A ndiej unë kënaqësi nga marrëdhënia ime? A jam i kënaqur seksualisht?

Katerina Trungu: Janë pyetje që normalisht ajo mund ta gjejë përgjigjen vetë.

Besarta Taçi: Secili nga ne e di.

Next Post
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

“Pema me kokrra, gjuhet me gurë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com