• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 12 vite politikë e di kush është i shitur e i blerë”, Tabaku: Qytetarët e kanë të qartë se kush i shërben Ramës, oligarkut të naftës, e kush merr leje ndërtimi

by Java News
17/11/2022 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas akuzave të grupit të Sali Berishës ndaj Enkeled Alibejat të cilin e akuzuan si “patericë të Edi Ramës”. Ajo u shpreh se në 12 vite politikë, e ka të qartë se “kush është i shitur dhe kush është i blerë, kush i shërben qeverisë dhe kush Edi Ramës, kush punon në interes të një x oligarku të naftës dhe kush merr leje ndërtimi”, fjalë që u pritën me duartrokitike nga grupi i Alibeajt.

Deputetja e PD, tha se “refuzova të bëhem pjesë e kësaj balte, por kushdo që shan dhe sulmon ata që kanë në partinë e vet politike vetëm sa i jep argument kundërshtarit për ta përdorur këtë.”

Jorida Tabaku:

Një muaj më parë në emër të grupit parlamentar të PD bëmë një kërkesë për të diskutuar për raportin e e fundit të progresit që në fakt i mungoi debati në sallën e parlamentit. Për shumë gjëra mungon debati në sallën e parlamentit, për shumë gjëra nuk flitet. Shumë dashnorë të integrimti e nga të gjitha krahët e politikës mungojnë, mbyllin gojën, nuk flasin atëherë kur duhet folur .

Unë po bëj një përpjekje titanike që të zhvilloj mbledhjen e Komisionit të Integrimit, por kolegë dhe deputetë nuk marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të integrimit. E kam të pamundur dhe e vetme të përballem me maxhorancën, ku edhe me argumente absurde mbrojnë qeverinë, mbrojnë çdolloj gjejë.

Nuk me tremb fare. Ashtu kam bëre edhe për inceneratorët qe nga viti 2016 kundër këtij sulmi edhe nga brenda edhe nga jashtë.

Teksa dëgjoja debatin mu kujtuan disa vargje të Hamletit “M’ e lartë është vallë të durosh. Hobe, shigjeta fati të tërbuar. A të përballsh një det të turbull helmesh”. Helme dëgjomë përditë në politikë. Helme që përpiqen të mbulojnë të vërtetën. Helme që përpiqen të helmojnë ata që kanë qëndruehsmëri.

Une besoj se ne politikë ka rëndësi qendrueshëmria. Me 12 vite në politikë e di sot se kush është i shitur dhe kush është i blerë. Kush i shërben qeverisë dhe kush Edi Ramës. Kush i shërben X oligarkut të naftës. E kush merr lejen e ndërtimi. Sot e kanë të qartë qytetarët shqiptarë. E kanë të qartë se kush merr leje hidrocentralesh. E kane të qartë të gjithë se çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare.

Unë kam refuzuar të bëhem pjesë e kësaj balte sepse kushdo që sulmon e shan brenda forces politike, vetëm sa jep argument kundërshtarit për ta përdorur këtë argument siç e përdor sot, dhe flasin sot për rublat ruse, këto ish Partia Komuniste. Sot në politikë duhet të tregojmë se si behët politikë. E unë e kam treguar duke folur me argumente, fakte dhe duke folur të vërtetën.

/s.f

Next Post
brace

Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, Braçe: Ministria ka kërcënuar zyrtarë të bashkisë. I paligjshëm, pengohet aksesi për në det

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In