• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 12 Korrik, “bie” Qeveria…

by Artur Ajazi
25/06/2024 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Duke parë rrjedhjen e njerëzve (dhe me të drejtë) tek rrugica, duket se ish-lideri ka vendosur ti thërrasë ata në bulevardin e Tiranës. Duhet “testuar” pjesëmarrja, por edhe motivimi i tyre. Lajmin e ka  bërë  vetë të ditur ish-lideri, pasi ka mbajtur një fjalim “programatik” përmes  “fb”, kryesisë të mbledhur në seli. “Në 12 Korrik, ne do të rrëzojmë narkoshtetin, do të detyrojmë Edi Ramën të largohet”. Sa qesharake dhe sa e neveritshme duket shprehja standarde, e cila përdoret edhe tani pasi mori “vulën”. Berisha thirri protestën “kombëtare” mes vapës dhe hamullisë, pasi dështoi tek rrugica, tek bashkia, tek Parlamenti, dhe tani kërkon të shohë, se si do të katandiset partia, në disa qindra vetë.

“Në 12 Korrik qeveria bie, në 12 Korrik ne rrëzojmë Ramën nga pushteti, o sot, o kurrë”. Ishin këto britmat e mbështetësve të rrethit të ngushtë të Berishës, që kanë disa ditë që duan të karikojnë mbështetësit e tyre edhe në rrethe. Edhe pse e di fare mirë se, Edi Rama nuk  rrëzohet edhe për 100 vjet me protesta dhe molotovë, edhe pse e di fare mirë se faktori  ndërkombëtar i ka dënuar tubimet e dhunshme, dhe ka dënuar aktet e demonstruara gjatë protestave, Berisha sërish kërkon ta shtyjë partinë e tij (e theksoj partinë e tij) drejt shkatërrimit total.

Një politikani plot përvojë, plot eksperiencë, dhe plot dështime elektorale, nuk i falet të ndërsejë  mbështetësit drejt dhunës. Qeveria bie, kur flet vota e lirë. Qeveria bie, kur  nuk ka mbështetje të brëndshme dhe të jashtme, qeveria bie kur mbulohet nga skandale, qeveria bie kur vijnë  sinjalet nga SHBA-ja dhe BE-ja se, “bashkëpunimi me ju mori  fund”. Por kur  të gjitha këto nuk  ekzistojnë, dhe kur mbështetja e brëndshme dhe më kryesorja, ajo e faktorit ndërkombëtar, janë më të fuqishme se kurrë, atëhere opozita mbetet të jetë më tepër se e pabesueshme në premtimet e saj.

Duke ngopur  mbështetësit e tij me “lugën bosh”, duke u stërthënë atyre se “ne jemi fitorja, ne jemi qeverisja e së nesermes, ne do të detyrojmë Ramën të largohet, do  kemi qeverisje teknike”, atëhere mbetet të themi se “kjo opozitë nuk  ka shanse të ndryshojë  as vehten”. Problemet e shumta që kanë kapluar opozitën e përfaqësuar fatkeqësisht akoma nga PD, mbetja e partive të vogla akoma nën hijen e saj, si dhe trembja e të rinjve për ti dalë ballazi kundër pengmarrësit të asaj partie, ka gjasa ta “zhdukë” nga lista  elektorale në 2025 atë parti, si pretenduese për të ardhur  ndonjëherë  në pushtet.

Ajo që mbetet  e pandryshueshme, është stradegjia e vjetëruar  e Berishës, “dhuna dhe vetëm dhuna”  si  rruga e vetme  që  ai njeh, për të ardhur në pushtet. Mosemancipimi politik i asaj partie, edhe pas 34 vitesh tranzicioni, ka shuar  përfundimisht shpresat  e anëtarësisë së përgjegjshme në bazë. Marrja e vulës, vetëm sa ka shtuar problemet e asaj force politike. I gjendur mes udhëkryqeve të mëdha, mes dilemave  dhe joshjeve që po u bën Berisha së fundi, grupimi i Bashës dhe pjesa dërrmuese e mbështetësve të tij, e kanë të pamundur  të vendosin mbi fatin e asaj partie.

Ti mashtrosh njerëzit e tu, se “qeveria do të bjerë , ne do të marrim pushtetin”, vetëm e vetëm sepse duhet parë  pjesëmarrja  në bulevard, është  dilentantizëm politik. Ndoshta kaq vlen për të kuptuar qartazi faktin se, kjo opozitë  dhe kjo PD, nuk vjen  kurrë  në pushtet. Sepse pushteti nuk është “pjepër” që  e ble në pazar, por është peshë  dhe përgjegjësi e madhe që ta beson vota e lirë e popullit.

Next Post
Kush është gruaja për të cilën Bes Kallaku sakrifikoi “ndeshjen me çunat”

Kush është gruaja për të cilën Bes Kallaku sakrifikoi “ndeshjen me çunat”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In