• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 10 vite, pandemia dhe plakja e popullsisë çojnë vdekjet në trend rritje, ja sëmundjet që po përparojnë në Shqipëri

by Java News
16/06/2023 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë vite më parë më 2012, popullsia e vendit ishte 2,9 milionë banorë dhe kishte 20,870 vdekje. Vitin e kaluar, popullsia zyrtare e vendit ishte 2,793,592, por personat që humbën jetën arritën në 23,998, sipas të dhënave të INSTAT.

Gjatë 10 viteve të fundit, numri vjetor i vdekjeve u zgjerua me 15%, ndërsa popullsia zyrtare, u reduktua me 3.7%.

Ekspertët se sektorit shëndetësor analizojnë se, numri në rritje i vdekjeve po vjen për dy arsye kryesore. E para lidhet me efektet e pandemisë Covid -19 dhe e dyta, me plakjen e popullsisë. Pandemia Covid-19, përveçse rriti në mënyrë të konsiderueshme vdekjet gjatë 2020 dhe 2021, u bë shkak edhe për shtimin e barrës së sëmundjeve në popullatë. Shumë persona vuajnë nga sëmundje kronike pas pandemisë dhe shifrat tregojnë për një rritje të prevalencave të diagnozave në krahasim më përpara pandemisë.

Nga ana tjetër, ndryshimi i strukturës së popullsisë drejt plakjes së shpejtë, po rrit varësinë drejt moshave me të vjetra. Një popullsi më e vjetër ka më shumë gjasa të ketë predispozitë më të lartë për rritjen e vdekjeve. Struktura e popullsisë së vendit po përkeqësohet me ritme të shpejta, nga rënia e shpejtë e lindjeve, rritja e vdekjeve, dhe emigracioni i lartë. Vitin e kaluar numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5.164, duke shënuar rënie me 16,9 %. Vitin e kaluar 2022 lindën 24.688 foshnja, duke shënuar një rënie vjetore me 9,3%.

Teksa vdekshmëria është në trend rritje, disa sëmundje po përparojnë më shpejt dhe disa të tjera po shënojnë rënie.

Mirëpo në Shqipëri, statistikat mbi shkaqet e vdekjeve shoqërohen me gabime të mëdha pasi një pjesë e madhe e vdekjeve nuk janë të asistuara nga mjekët dhe shkaku i jepet nga raportimet e familjarëve.

Kjo anomali është e lartë, përderisa “vdekjet nga shkaqe të panjohura” përfaqësojnë shkakun e dytë më të madh të vdekjeve. Gjatë vitit të kaluar, u raportuan 4868 vdekje nga “shkaqe të panjohura” me rritje 100% në krahasim me vitin 2012.

Në krahasim me vitin 2012 kanë përparuar shpejt vdekjet nga “Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut” me 16% në raport me vitin 2012. Vitin e kaluar ky grup sëmundjesh ishte përgjegjës me 54 të vdekjeve nga rreth th 53% më 2012.

Rritje me 27% kanë shënuar edhe vdekjet nga “Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes” përgjatë dekadës.

Në raport me 10 vite më parë vdekjet nga sëmundjet mendore janë rritur me 20% dhe vdekjet nga sëmundjet rreth periudhës së lindjes janë rritur me 68%. Nga ana tjetër janë ulur vdekjet nga neoplazmat me 13%, dëmtimet dhe helmimet me 39% etj./Monitor

Next Post
Rrëmbimi i policëve të Kosovës nga serbët, SHBA del me ultimatumin e fundit për Serbinë: Lirojini menjëherë…!

Rrëmbimi i policëve të Kosovës nga serbët, SHBA del me ultimatumin e fundit për Serbinë: Lirojini menjëherë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

January 8, 2026
Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

Pjerin Ndreu: Unë jam fajtor për përmbytjet, por ka edhe një radhë kjo punë!

January 8, 2026
VIDEO- Durrës, situata problematike nga përmbytjet, banorët e Kënetës në protestë

VIDEO- Durrës, situata problematike nga përmbytjet, banorët e Kënetës në protestë

January 8, 2026
Lea Ypi si personazh Big Brother

Lea Ypi si personazh Big Brother

January 8, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

January 8, 2026
Çfarë dëshmoi Basha për 21 janarin që u mbyll ‘rubineti’ i informacionit?!

Pse Drejtësia për 21 janarin dhe Gërdecin mbetet për ne abc-ja e Drejtësisë

January 8, 2026
“Banorët e Ferrasit edhe Fitores janë evakuuar”/ Vengu: Vazhdojmë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës

“Banorët e Ferrasit edhe Fitores janë evakuuar”/ Vengu: Vazhdojmë edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës

January 8, 2026
Reshjet përkeqësojnë situatën në Durrës, Koçiu: Prioritet absolut jeta e qytetarëve. Evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Reshjet përkeqësojnë situatën në Durrës, Koçiu: Prioritet absolut jeta e qytetarëve. Evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

January 8, 2026
Përmbytet Novosela nga “ tërbimi” i Vjosës/ Policia nxjerr nga banesa dy të moshuarit, nuk pranonin të evakuoheshin

Përmbytet Novosela nga “ tërbimi” i Vjosës/ Policia nxjerr nga banesa dy të moshuarit, nuk pranonin të evakuoheshin

January 8, 2026
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

Rama përtej zyrës së Kryeministrit, veprat e tij shiten në galeritë e botës deri në 50 mijë euro

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In