• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 10 vite janë vrarë 150 gra”/ Lëvizja Demokratike e Gruas protestë në 8 Mars: Në 2022 ka pasur 4000 denoncime për dhunë në familje

by Java News
08/03/2023 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në  Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Lëvizja Demokratike e Gruas a zhvilluar një protestë simbolike, duke bërë thirrje që 8 Marsi të jetë një ditë për të reflektuar dhe kërkuar më shumë të drejta dhe jo për të festuar.

Në marshimin e tyre drejt tre institucione si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Sociale kanë dhënë mesazhe në mbrojtje të të drejtave të vajzave dhe grave në Shqipëri.

“8 marsi. Është pikërisht kjo dita për të cilën ne jemi mbledhur këtu bashkë, së bashku me lidhjen e gruas kemi organizuar një protestë, sigurisht paqësore për të përcjellë pikërisht disa mesazhe për këtë ditë. Kemi zgjedhur tre institucione që janë: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Sociale për të dhënë mesazhet tona. Sigurisht, duke qenë të shtyra edhe nga ndodhia që ka ndodhur, ngjarja e rëndë që ka ndodhur disa ditë më parë. Kur janë vrarë tri gra, dhe janë plagosur tri gra të tjera, edhe në mbështetje të tyre, edhe në sensibilizim të politikave të këtyre institucioneve. Këto institucione që ne kemi zgjedhur sot kanë një të përbashkët që lidhen me gruan, që lidhen më rënien e këtyre institucioneve të cilat nuk janë tashmë funksionale, të cilat nuk bëjnë më rolin e tyre, nuk përkrahin gratë dhe kanë pamjaftueshmëri sociale. Sot jemi më të varfra se vite më parë. Statistikat të marra edhe nga INSTAT, nga 2013 kur ka qenë PD, kanë emigruar rreth 4000 gra azilkërkuese, sot këto shifra janë alarmante, deri në rreth 11,000 gra që kërkojnë azil në vendet e BE”, është shprehur Fjoralba Dizdari.

“8 marsi festohet si “Dita e Gruas” dhe në vende të ndryshme njihet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben, jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe progres në gati 9 dekada. Në këtë ditë reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta, të cilat luajtën rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave. Gruaja shqiptare sot mund të festojë, por ajo nuk i harron dot plagët që marrin simotrat e saj në mbarë vendin. Dhunën verbale, psikologjike, institucionale që shihet tek gëlon dhe merr formën e plumbave që tri gra të thjeshta të këtij vendi morën para pak ditësh. Përgjatë vitit 2022 janë vrarë nëntë gra nga bashkëshortët apo bashkëjetuesit. Po gjatë këtij viti ka pasur 4000 denoncime të dhunës në familje. Në 10 vjeçarin e fundit në Shqipëri janë vrarë 150 vajza. Ekspertët e drejtojnë gishtin e përgjegjësisë, jo vetëm tek indiferentizmi i institucioneve shtetërore, por edhe te një lloj mentaliteti patriarkal, nga i cili nuk po çlirohet as sistemi i drejtësisë, dhe te korrupsioni në dhënien e së drejtës. Dua të kujtoj shkurt disa prej grave të vrara së fundmi, dhe shifra të dhunës ndaj grave, jo për të mbjellë zi mbi këtë ditë, por t’i thënë grave dhe shoqërisë se, nëse harrojmë jemi të dënuara me përsëritje”, tha ndër të tjera Jola Hysaj.

/s.f

Next Post
“Nuk më intereson çfarë ka bërë Kiara…”/ Si reagoi Luizi kur lexoi lajmet për Butrintin dhe Ronin?

“Nuk më intereson çfarë ka bërë Kiara...”/ Si reagoi Luizi kur lexoi lajmet për Butrintin dhe Ronin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com