• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 10 të sëmurë me kancer të mushkërive, 9 janë duhanpirës”, eksperti: Një cigare lëshon 70 kimikate

by A R
28/10/2025 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, eksperti i duhanit Roland Shuperka zbërtheu efektet e rrezikshme të cigareve tradicionale dhe prezantoi zgjidhjet e reja në treg. Ai theksoi se cigaret përmbajnë tre përbërës kryesorë: nikotinën, që shkakton varësi; monoksid karboni dhe katranin, të cilët janë përgjegjës për sëmundjet serioze dhe kancerin. Në momentin e djegies, në temperaturën 800°C, këta përbërës çlirojnë rreth 70 kimikate kancerogjene, duke bërë që 9 nga 10 pacientë me kancer të mushkërive të jenë duhanpirës.

“Cigaret e zakonshme, ato tradicionale, kanë tre përbërës: monoksid karboni, katran dhe nikotinë. Nikotina krijon varësi, kurse të sëmundshmëria ose vdekja është nëpërmjet katranit. Duke u djegur cigarja në momentin e thithjes, në temperaturën 800 gardë Celsius, katrani me monoksidin e karbonit shpërbëjnë 70 kimikate të cilat janë me përbërje kancerogjene. Në 10 të sëmurë me kancer të mushkërive, 9 janë duhanpirës. Kjo ka qenë dhe arsyeja që kanë filluar të dalin në treg produkte më pak të dëmshme, duke parë dhe kompanitë e duhanit.”

Duke u përballur me këto të dhëna alarmante, kompanitë e duhanit kanë nisur të ofrojnë produkte më pak të dëmshme, të cilat sipas Shëndetit Publik anglez dhe Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Britanisë, janë deri në 95% më pak të rrezikshme se cigaret tradicionale.

Megjithatë, eksperti paralajmëron se këto produkte nuk janë për personat që nuk pinë duhan, nuk duhet përdorur nga të rinjtë nën 18 vjeç dhe janë të destinuara vetëm për ata që nuk mund ose nuk duan të heqin dorë nga duhani. Për dallim nga cigaret tradicionale, këto produkte nuk përmbajnë katran apo monoksid karboni dhe nuk djegin në temperatura të larta, duke zvogëluar shpërbërjen e kimikateve të dëmshme.

“Shëndeti publik anglez, Kolegji Mbretëror i Mjekësve të Britanisë së Madhe deklarojnë që 95% më pak të dëmshme, se sa cigaret e zakonshme janë këto produktet e reja të duhanit. Këto nuk janë për personat që e kanë lënë duhanin, për personat që nuk pinë duhan, janë vetëm për ata persona, të cilët nuk e lënë dot duhanin ose nuk duan që ta lënë duhanin. Këto janë absolutisht të ndaluara dhe nuk janë të përshtatura për grupmoshat nën 18 vjeç, sepse ka nikotinë dhe të shkakton varësi. Këtu katran dhe monoksid karboni nuk ka. Nuk arrin në djegie me 800 gradë, vetëm me ngrohje dhe nuk arrin në shpërbërje kimikatesh, vetëm në shpërhapje nikotine.”

Next Post
Kina gati të ngrejë në qiell dronin gjigant transportues

Kina gati të ngrejë në qiell dronin gjigant transportues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In