• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në 1 Korrik skadon afati për kontratat e reja me OSHE, më pas bëhen me pagesë

by A R
20/06/2016 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët që nuk kanë ndryshuar kontratat e energjisë kanë afat edhe 10 ditë për të përfituar pa pagesë shërbimin.

Nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është parashikuar që afati i ofertës së kalimit të kontratave provizore në definitive pa pagesë është deri më 30 qershor.

Aktualisht, sipas OSHEE-së, janë 10 mijë abonentë familjarë, të cilët nuk kanë përditësuar të dhënat e kontratës. Në fund të procesit, ata që nuk kanë përditësuar të dhënat do të ngarkohen me kostot përkatëse që aplikon shoqëria.

Kostoja për kalimin e kontratave në definitive është 14 mijë lekë për abonentët familjarë dhe 25 mijë për biznesin. Në fillim të procesit, kompania evidentoi 100 mijë kontrata provizore, të dhënat e të cilave duhen të korrigjohen raporton Panorama.

Sipas OSHEE-së, aktualisht 90 për qind e tyre është mbyllur. Në përfundim të procesit të përditësimit bazuar në analizat e të dhënave do të ngelet në vendimmarrjen e kompanisë për të vendosur nëse abonentët privatë dhe familjarë, që aplikojnë për kalimin e kontratave të tyre provizore në definitive, mbas kësaj date do të paguajnë detyrimin ndaj kompanisë.

Çdo konsumator mund të kryejë verifikimin online nëse kontrata e tij është provizore. Përmes futjes së kodit të kontratës 16 shifrore, e cila gjendet edhe te fatura e energjisë, abonentët marrin menjëherë përgjigje nëse kontrata e tyre është provizore apo përfundimtare.

Ata që konstatojnë se lidhja është provizore, duhet të plotësojnë formularin. Për biznesin, plotësimi dhe dërgimi i formularit mund të kryhet edhe online. Për abonentët familjarë, formulari i plotësuar do të dorëzohet në pikat e kujdesit të klientit. Si qytetarët, ashtu edhe biznesi, përveç formularit duhet të plotësojnë edhe deklaratën e përgjegjësisë, si dhe të dorëzojnë disa dokumente shtesë./a.m.

Next Post

Autoritetet iraniane shmangin serinë e sulmeve terroriste në Teheran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, Sokol Sadushi thërret gjyqtarët në mbledhje urgjente më 10 shtator

September 8, 2026
Ngërçi politik në Kosovë, Shoqëria Civile i drejtohet Kushtetueses për afatin e konstituimit të Kuvendit!

A do të mbyllet konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 9 shtator?

September 8, 2026
Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!

Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!

September 8, 2026
Do blinte toka në Shqipëri, do investonte në Bogovë dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes! Burri: Shkoi në takim dhe…

Do blinte toka në Shqipëri, do investonte në Bogovë dhe u zhduk në Greqi, gjendet e copëtuar pasaporta e kinezes! Burri: Shkoi në takim dhe…

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com