• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndryshon vendimi për kreditë e pagave, qeveria do të paguajë interesat e huasë së bizneseve

by A R
11/05/2020 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) do të marrë përsipër të paguajë interesat e kredive që bizneset do të marrin, duke përforur fondin e garancisë për pagat prej 11 miliardë lekësh.

Një ndryshim në vendimin për garancimin e huamarrjes së bizneseve, aktiviteti i të cilave është prekur nga Covid-19”, publikuar sot, thuhet që “MFE do t’i rimbursojë Huadhënësit interesat që burojnë nga Huatë e garantuara nga kjo Marrëveshje Garancie një herë në tre muaj, ku tremujori i parë do të fillojë të përllogaritet nga data e bërjes efektive të kësaj Marrëveshjeje.

Sipas vendimit, Nuk do të gjenerohen dhe nuk do të rimbursohen interesa për më shumë se 30 ditë pa pagesë principali nga data që i ka lindur detyrimi Huamarrësit për të paguar principalin sipas Marrëveshjes së Huasë.

Huadhënësi çdo 90 ditë nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje do të dërgojë pranë MFE kërkesën për rimbursimin e interesave (“Kërkesa për rimbursim”) në formë elektronike dhe të shkruar.

Kërkesa për rimbursim duhet të përmbajë informacion të detajuar në lidhje me interesat e gjeneruara dhe mënyrën e përllogaritjes së tyre, për secilën Hua që Huadhënësi ka lëvruar në përputhje me këtë Marrëveshje.

MFE, pasi shqyrton informacionin dhe verifikon përllogaritjet e kërkesës për rimbursim, autorizon transfertën e pagesës ose pagesave për Huadhënësin brenda 15 ditëve pune nga data e marrjes së kërkesës për rimbursim.

Huadhënësi do të ofrojë Huanë me një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tre ankandeve të fundit të bonove të thesarit 12 mujore plus një marzh prej 0.5%, por në asnjë rast norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2.85%.

Kjo normë interesi do të fiksohet në momentin e nënshkrmit të Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Huadhënësit dhe Huamarrësit dhe do të qëndrojë e pandryshuar deri në përfundimin e afatit të Huasë”

Huadhënësi nuk do të aplikojë tarifa, komisione, penalitete, kamatëvonesa apo çfarëdolloj mase tjetër që mund të krijojë kosto për Huamarrësin dhe MFE, përpos atyre të përcaktuara shprehimisht në këtë Marrëveshje.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur pak ditë më parë se deri në këto moment janë 70 raste të aprovuara me një shumë ekuivalente rreth 1 mld lek nga garancia sovrane prej 11 miliardë lekë për pagat, ose rreth 9% e fondit. Por ndërkohë që ka dhe rreth 300 aplikime të tjera në proces.

Qeveria miratoi me paketën e parë të muajit prill një shumë prej 11 miliardë lekësh, ose rreth 88 milionë euro, si fond garancie ndaj bankave tregtare për të kredituar pagat e bizneseve në vështirësi për tre muaj. Qeveria ka premtuar një shumë të ngjashme edhe në paketën e dytë, por ende nuk ka një vendim qeverie për ndarjen e saj. Vlera e huasë, e vënë në dispozicion nga Bankat për çdo biznes pjesëmarrës, mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Biznesi, por duke mos e tejkaluar vlerën e 3 pagave mujore bruto të punonjësve të deklaruar prej

Biznesit, në përputhje me Legjislacionin Tatimor në fuqi, por në asnjë rast, vlera mujore bruto e pagës për punonjës nuk duhet të jetë më e lartë se 150 000 lekë.

Përjashtohen kreditorët e këqinj

Bizneset që kanë kredi me probleme nuk mund të përfitojnë nga fondi i garancisë. Në vendimin e rishikuar është shtuar dhe neni që parashikon se: Huamarrësi nuk duhet të këtë kredi me probleme (këto sipas definicionit të rregullores së Bankës së Shqipërisë nr.62, datë 14.9.2011 “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe
degët e bankave të huaja”, të ndryshuar), në muajin shkurt 2020”.

Next Post
Tre unaza fejese, gruaja “bombardohet” nga reagimet pasi tregoi arsyen

Tre unaza fejese, gruaja “bombardohet” nga reagimet pasi tregoi arsyen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com