• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshon taksa e të dypunësuarve, pas një janarit të ardhurat tatohen si një pagë e vetme

by Java News
16/11/2019 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në paketën e re fiskale qeveria i ka propozuar Parlamentit që duke filluar nga një janari i vitit të ardhshëm, të ardhurat e qytetarëve që kryejnë dy apo më shumë punë të mos taksohen më veçmas, por si një shumë e vetme.

Qeveria i takson të ardhurat nga puna sipas një regjimi progresiv me tre shkallë. Për 30 mijë lekëshin e parë të pagës taksa është zero. Për fashën nga 30 deri në 150 mijë lekë në muaj taksa është 13 për qind, ndërsa për pjesën e pagës mbi 150 mijë lekë në muaj norma e taksimit shkon 23 për qind.

Por për për individët e dy punësuar, që i kanë të ardhurat nga pagat më pak se 166 mijë lekë në muaj ose 2 milionë lekë në vit, pagat taksohen veçmas.

Pra një qytetar që merr dy paga në muaj nga 30 mijë lekë secila, aktualisht paguan zero taksë në shtet, pasi 30 mijë lekëshi është i përjashtuar nga taksa. Por me ndryshimin e ri të propozuar nga qeveria, këtë të punësuar do të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën personale të të ardhurave.

Rrjedhimisht të ardhurat nga dy pagat nuk do të taksohen më veçmas, por mblidhen dhe konsiderohen si 60 mijë lekë në muaj. Dhe për shkak të këtij ndryshimi, ky i punësuar që aktualisht paguan zero tatim mbi të ardhurat, duke filluar nga 1 janari do të paguajë 3900 lekë në muaj taksë mbi pagën.

Ky ndryshim do të rrisë taksat për të gjithë qytetarët që kryejnë dy apo më shumë punë dhe që i kanë të ardhurat totale nga pagat më pak se 166 mijë lekë në muaj. Sipas draftit të qeverisë, në mars të çdo viti, të gjithë këta të dypunësuar do të plotësojnë deklaratën personale të të ardhurave të vitit paraardhës, ku do të bëhet edhe llogaritja e taksës që duhet të paguajnë në shtet. /tch/

Next Post
Nard Ndoka tregon zanatin që ushtronte para se t’i futej politikës, madje thotë se ishte i famshëm

Nard Ndoka tregon zanatin që ushtronte para se t’i futej politikës, madje thotë se ishte i famshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

September 14, 2026
Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

September 14, 2026
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK, Koloneli Goxhaj: Shqipëria, protektorat i Speciales! Çfarë është kjo urgjencë për ekstradimin?

Dilaver Goxhaj: Gjykata Speciale është bërë që Kosova t’i kthehet Serbisë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com