• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndryshon struktura e Policisë së Shtetit, ja risitë

by
09/05/2015 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit pritet të përfshihet nga ndryshime që kanë të bëjnë me strukturën e saj. Krahas shtimit të numrit të policëve parashikohet që struktura e policisë të pësojë ndryshime edhe në rang drejtuesish.

Kështu siç bën të ditur Gazeta Shqiptare Policia e Shtetit do të ketë 5 drejtorë të përgjithshëm dhe një zëvendësdrejtor. Sipas strukturës së re pritet që të jenë 4 drejtorë të përgjithshëm, një drejtor i përgjithshëm për Departamentin e Rendit, një për Departamentin e Krimeve, një për Departamentin e Kufirit dhe një për Strukturën e Shërbimeve Mbështetëse. Po ashtu do të ketë një zëvendësdrejtor të përgjithshëm dhe mbi të gjithë do të qëndrojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Aktualisht në  Policinë e Shtetit janë dy zëvendësdrejtorë, një për Rendin dhe një për Krimet, është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit dhe ai për Shërbimet Mbështetëse.

Por ndryshimet do të prekin edhe organikën e brendshe të Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda. Konkretisht në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë për Aktet Terroriste dhe Krimet e Rënda dhe në sektorin për Krimet Kompjuterike do të ketë ndryshim të numrit të stafit.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

VIDEO/ Spanja duartroket Ermonela Jahon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com