• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ndryshon struktura e policisë në qarqe, komisariatet do të hetojnë edhe vrasjet

by Java News
09/05/2018 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu firmosi dje urdhrin për ndryshimin e strukturave të policisë në drejtoritë vendore të policisë në qarqe. Në bazë të platformës së policimit dhe sigurisë në komunitet, këto drejtori do të ndryshojnë sektorët e tyre.

Ky ndryshim pritet të sjellë lëvizje në polici si edhe shkarkime për shkak të shkurtimeve të pozicionit. Ky projekt u pilotua fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Sipas strukturës së re, çdo drejtori vendore do te këtë drejtor dhe 2 nëndrejtorë, ku njeri do të mbulojë hetimin e krimeve, ndërsa tjetri çështjet e rendit dhe sigurisë publike. Disa prej sektorëve ekzistues do të shkrihen ose do të bashkohen në një sektor të vetëm në mënyrë të tillë që të ulet numri i punonjësve në nivel drejtues.

Do të shkrihen 3 sektorët e hetimit dhe krijohet sektori i vetëm që do të mbulojë çështjet e drogës trafiqeve të paligjshme dhe krimit ekonomik që më parë ishin të ndarë. Sektori i Rendit do të ketë Sallën Operative, Sektorin e Rendit dhe atë të Qarkullimit Rrugor.

Do të zgjerohet kompetenca e komisariateve të cilët do të merren edhe me veprën penale të vrasjes, e cila më parë u kalonte drejtorive.  Ndryshimi më i rëndësishëm shihet ai i zgjerimit të kompetencave të komisariateve të rretheve të cilat do hetojë edhe ngjarjet e rënda kriminale si vrasjet, të cilat deri tani bëheshin nga drejtoritë e qarqeve.

Territori i një komisariati do të ndahet në zona policore, ku do të rritet roli i inspektorit të zonës. Ndryshime do të ketë dhe në Policinë Rrugore, e cila do të ketë në varësi seksionet e Policisë Rrugore. Ato nuk do kenë varësi nga komisariatet siç ishte më parë.

Next Post
Negociatat, Rama: Do të bindnim më lehtë SHBA, se 27 koka të BE

Negociatat, Rama: Do të bindnim më lehtë SHBA, se 27 koka të BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In