• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshon projektligji për turizmin: Tërhiqet qeveria, qytetarët që japin dhoma me qira s’do regjistrohen si biznes

by Java News
05/03/2024 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë qytetarët që japin dhoma, apartamente apo vila me qira përmes AirBnB apo Booking për qëllime turistike, nuk do të kenë detyrimin ligjor për t’u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si strukturë akomoduese, pasi ofrojnë aktivitet sezonal (2-3 muaj gjatë verës apo një periudhë në festat e krishtlindjeve).

Kjo lehtësi u propozua nga Ministria e Financave këtë të martë në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, duke ndryshuar draftin fillestar të projektligjit për turizmin, që parashikonte regjistrimin e çdo njësie në QKB.

Megjithatë, kjo kategori do të duhet të marrë në Ministrinë e Turizmit një certifikatë kategorizimi sipas standardeve të dhomës, apartamentit apo vilës.

“Individi qiradhënës për kategoritë, dhomë, apartament apo vilë përpara ushtrimit të aktivitetit paraqet pranë ministrisë së Turizmit kërkesën për certifikatë kategorizimi sipas kritereve të përcaktuara. Ne e gjejmë pak të shpejtë regjistrimin e këtyre kategorive si një biznes. Ne kemi shumë individë që japin ambientet e tyre si dhomë, vilë apo apartament me qira dhe nuk i japin me qëllime turizmi gjithë kohës dhe për një periudhë të caktuar i japin me qira.

Propozimi i Ministrisë së Financave vetëm për ata individë që kanë një apartament, kanë një vilë, apo një dhomë dhe e japin me qira për qëllime turistike, të mos regjistrohen në QKB si biznes, por ti japi apartamentet me qira në periudha të caktuara, të paguaj detyrimet tatimore nga këto të ardhura një herë në vit nëpërmjet deklaratës të të ardhurave personale, pa qenë nevoja të pajiset me një NIPT dhe të marrë ngarkesa të tjera fiskale siç mund të jetë pagesa e kontributeve apo edhe të tjera detyrime që i shtohen nga pushteti vendor. Pra për këtë kategori të bëhet ky lehtësim”, tha zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero.

Në draft parashikohet që nëse këta qytetarë japin pronën me qira pa marrë certifikatën e klasifikimin gjobiten nga 20-50 mijë lekë.

Në këtë kategori bëjnë pjesë kryesisht familjet që nuk ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit përgjatë gjithë vitit, por një pronë që kanë e japin me qira për pushuesit vetëm në sezonin verorë.

Detyrimin për t’u regjistruar në QKB, do ta kenë vetëm sipërmarrësit që kanë bllok apartamentesh, ata që kanë “Struktura akomoduese të trashëgimisë kulturore” dhe “Hoteli i shpërndarë” i cili është i përbërë nga shtëpi, apartamente ose dhoma të vendosura në ndërtesa të veçanta, të menaxhuara nga i njëjti sipërmarrës turistik. Pra do regjistrohen vetëm sipërmarrësit që e ushtrojnë aktivitetin e qiradhënies përgjatë gjithë vitit, e praktikisht janë biznes i paregjistruar.

Zëvendësministrja e Turizmit Vilma Bello theksoi se Ministria do të ngrejë një sistem për të dhënat në fushën e turizmit.

“Ministria Përgjegjëse për turizmin do të ngrejë një sistemi për të dhëna për turizmin dhe është përgjegjëse për t’i menaxhuar. Të dhënat do mblidhen nga  institucionet publike qendrore dhe vendore, nga strukturat akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, nga operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit për numrin total të vizitorëve për turizmin pritës dhe turizmin në dalje, shtetësinë dhe destinacionin”, tha zëvendësministrja e turizmit Vilma Bello.

Me propozim të kryetarit të Komisionit Arben Pëllumbi, u ul nga 150 mijë në 100 mijë lekë gjoba për strukturat akomoduese që nuk deklarojnë në Ministri numrin e vizitorëve, të netëve të qëndrimit, shtetësinë e tyre, rezidencën, gjininë dhe moshën.

Pas këtyre ndryshimeve Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i dha dritën jeshile projektligjit dhe i la detyrë Ministrisë së Turizmit që brenda 6 muajsh të nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e tij.

Ndryshimet në ligjin e turizmit synojnë të formalizojnë sektorin si dhe të rrisin standardet e cilësinë e strukturave akomoduese./m.j

Next Post
Ndryshimet statutore miratohen në Këshillin Kombëtar të Foltores, Bardhi e Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë

Ndryshimet statutore miratohen në Këshillin Kombëtar të Foltores, Bardhi e Gjekmarkaj emërohen nënkryetarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime

Takimi me shqiptarët në Michigan, Hoxha: Së shpejti hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, më pranë qytetarit me shërbime

September 21, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

September 21, 2026
Tre media ndërkombëtare të njohura padisin administratën Trump për ndalimin nga Shtëpia e Bardhë!

Tre media ndërkombëtare të njohura padisin administratën Trump për ndalimin nga Shtëpia e Bardhë!

September 21, 2026
Ambasadorja e BE takim në zyrën e Klodian Brahos, zbulohet tematika e bisedës me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe…

Ambasadorja e BE takim në zyrën e Klodian Brahos, zbulohet tematika e bisedës me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe…

September 21, 2026
Koçiu dhe Demo inspektim në Kombinat: Qeveria dhe Bashkia e Tiranës angazhohen për përshpejtimin e rindërtimit në këtë zonë të prekur nga tërmeti

Koçiu dhe Demo inspektim në Kombinat: Qeveria dhe Bashkia e Tiranës angazhohen për përshpejtimin e rindërtimit në këtë zonë të prekur nga tërmeti

September 21, 2026
Atentati në Sarandë, policia dhe RENEA kontrolle në disa banesa në Kamëz, pyeten dhe 20 persona! Ja pista e dyshuar

Atentati në Sarandë, policia dhe RENEA kontrolle në disa banesa në Kamëz, pyeten dhe 20 persona! Ja pista e dyshuar

September 21, 2026
Ish-futbollisti Igli Tare del pas pesë orësh nga SPAK: Gjithçka që kisha i deklarova aty!

Ish-futbollisti Igli Tare del pas pesë orësh nga SPAK: Gjithçka që kisha i deklarova aty!

September 21, 2026
Rama viziton kompaninë e biznesmenit shqiptaro amerikan në Michigan: Histori suksesi e shtrirë edhe në Shqipëri!

Rama viziton kompaninë e biznesmenit shqiptaro amerikan në Michigan: Histori suksesi e shtrirë edhe në Shqipëri!

September 21, 2026
Fatura e kripur e aksit Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera! Do paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit

Fatura e kripur e aksit Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera! Do paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit

September 21, 2026
Telashe të tjera për Granit Xhakën, Zvicra e lë jashtë Kombëtares! Rrezikon edhe burgun, shkak certifikata e COVID-it

Telashe të tjera për Granit Xhakën, Zvicra e lë jashtë Kombëtares! Rrezikon edhe burgun, shkak certifikata e COVID-it

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com