• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshon ligji/ Ja si do të verifikohen të ardhurat e politikanëve dhe zyrtarëve

by Java News
23/11/2018 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti ka vendosur të thjeshtojë procedurat për verifikimin e pasurisë për politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë në vend.

Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive po instalon një sistem, ku do të hidhen online të dhënat e pasurisë për të gjithë zyrtarët. Falë këtij sistemi, qytetarët, mediat por dhe prokuroria do e kenë më të letë të bëjnë transparencë për këdo që ka të ardhura të pajustifikuara. Në kuadër të këtij projekti në Parlament është depozituar dje një projektligj, ku bëhet ndryshimi i një sërë neneve. Që tani e tutje deklarimi i pasurisë do të bëhet online. “Të gjitha subjektet e ligjit dhe personat e tjerë të lidhur, që mbartin detyrim për deklarim, detyrohen të plotësojnë deklaratën e tyre në formë elektronike me mjetet e komunikimit elektronik, të vëna në dispozicion nga Inspektorati i Lartë dhe ta paraqesin personalisht, në formë fizike, të mbyllur në zarf në strukturat përkatëse të institucioneve, brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj për të gjitha llojet e deklarimit.

Deklarata e dërguar me mjete të komunikimit elektronik konsiderohet e marrë me plotësimin dhe dërgimin në sistemin e deklarimit me mjetet elektronike”, thuhet në ligj. Por nga ana tjetër, aty është përcaktuar që do të rritet bashkëpunimi me bankat. Nëse ILDKP kërkon të dhëna nga një bankë për një subjekt, ajo është e detyruar t’i vërë në dispozicion të gjitha informacionet për llogari apo transferta të dyshimta. “Me kërkesë të Inspektorit të Përgjithshëm apo inspektorëve të autorizuar prej tij, bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera, që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të japin të dhëna për depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga personat që, sipas këtij ligji, kanë detyrimin për deklarim”, thuhet më tej në ligj. Po ashtu aty janë dhënë detaje dhe se çfarë janë të detyruar të deklarojnë pushtetarët shqiptarë.

Sqarimet

Propozuesi i ligjit është deputetja Klotilda Bushka dhe në relacion ajo ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e draftit. Sipas relacionit, kërkesa ka ardhur nga ndërkombëtarët. “Në këtë kuadër, ILDKPKI, në zbatim të nenit 4/2 dhe nenit 34 të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, i cili i hapi rrugën mundësisë së plotësimit dhe depozitimit të deklaratave elektronikisht, me qëllim jo vetëm modernizimin e sistemit të deklarimit të pasurisë, por edhe rritjen e efiçensës dhe efikasitetit të kryerjes të kontrollit të deklaratave të interesave privatë për subjektet deklarues, me mbështetjen e vyer të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, filloi zbatimin e dy projekteve për asistencë teknike dhe financiare”, thuhet në relacion. USAID nëpërmjet Projektit “Transparency in Health Engagement”, implementuar nga University Research Co. URC prokuroi fondet e nevojshme për pjesën e programimit të sistemit, duke nënshkruar një kontratë me afat mars 2019 me firmën e përzgjedhur për asistimin e ILKDPKI në zhvillimin, instalimin e programit dhe testimin e funksionalitetit të tij.

Sipas relacionit, aktualisht ILDKPKI është duke punuar dhe koordinuar proceset ndërmjet të dy donatorëve kryesor USAID/Këshilli i Evropës, në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale lidhur me asistencën e dhënë në ngritjen dhe vënien në funksionim të sistemit elektronik të deklarimit të interesave private, të cilët pritet të dorëzojnë produktet e tyre brenda muajin mars 2019./Sot

a.ç

Next Post
FOTOT/ Transformimi i rrugës Cërrik-Belsh-Kuçovë-Ura Vajgurore

FOTOT/ Transformimi i rrugës Cërrik-Belsh-Kuçovë-Ura Vajgurore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In