• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshon Akti Normativ për çmimet e ushqimeve, ja garancia që jep qeveria

by Java News
11/05/2022 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka vendosur që t’u dalë garant në kredimarrje të gjitha kompanive të mëdha që importojnë ushqime nga jashtë për të furnizuar tregun vendas. Përmes një ndryshimi të miratuar sot në Aktin Normativ të disa javëve më parë, sipas të cilit funksionon edhe Bordi i Transparencës për Ushqimet, qeveria i del garant këtyre kompanive përmes kredive sovrane në rastet kur duhet që të financojnë operacionet e tyre tregtare.

Ndryshimi i sotëm parashikon situatën kur kompanive iu duhet që të mbajnë rezerva ushqimore deri në tre muaj për të garantuar furnizimin pa ndërprerje të tregut.

Neni 2 i Aktit Normativ, ishte:

Masat me karakter detyrues

  1. Të gjitha subjektet, që importojnë dhe/ose prodhojnë produkte, objekt i këtij akti normativ, janë të detyruara të marrin masa dhe të ofrojnë furnizim të pandërprerë, në përputhje me vendimet e Bordit.
  2. Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, objekt i këtij akti normativ, të nevojshme për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg. Produktet e blera, me qëllim furnizimin e popullatës, në rastet kur me përfundimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, nuk janë shitur në tregun e lirë, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, me kërkesë të subjektit dhe sipas faturës me të cilën këto produkte janë blerë. Rregullat dhe procedurat për blerjen e këtyre produkteve nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit të Mbrojtjes.
  1. Mosmarrja e masave nga subjektet private, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2, të këtij neni, dënohet sipas shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 7, të këtij akti normativ, dhe këto subjekte përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.
  2. Të gjitha institucionet shtetërore, që do të zhvillojnë procedura prokurimi për produktet e miratuara me vendim Bordi, duhet të mbajnë në konsideratë parashikimet e këtij akti normativ, gjatë gjithë kohëzgjatjes së situatës së veçantë

Neni 2 i Aktit Normativ bëhet:

Masat me karakter detyrues

  1. Të gjitha subjektet, që importojnë dhe/ose prodhojnë produkte, objekt i këtij akti normativ, janë të detyruara të marrin masa dhe të ofrojnë furnizim të pandërprerë, në përputhje me vendimet e Bordit.
  2. Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, objekt i këtij akti normativ, të nevojshme për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg. Produktet e blera, me qëllim furnizimin e popullatës, në rastet kur me përfundimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, nuk janë shitur në tregun e lirë, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, me kërkesë të subjektit dhe sipas faturës me të cilën këto produkte janë blerë. Rregullat dhe procedurat për blerjen e këtyre produkteve nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit të Mbrojtjes.
  3.  “Për mbajtjen e rezervave sipas kësaj pike, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, Këshilli i Ministrave miraton garanci shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, si dhe kushtet e kriteret e marrëveshjes tip të garancisë dhe marrëveshjes tip të mirëkuptimit.”
  4. Mosmarrja e masave nga subjektet private, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2, të këtij neni, dënohet sipas shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 7, të këtij akti normativ, dhe këto subjekte përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.
  5. Të gjitha institucionet shtetërore, që do të zhvillojnë procedura prokurimi për produktet e miratuara me vendim Bordi, duhet të mbajnë në konsideratë parashikimet e këtij akti normativ, gjatë gjithë kohëzgjatjes së situatës së veçantë./m.j

Next Post
Veliaj-Metës: Pse nuk e shpalle “godinën e tallashit” Monument Kulture kur ishe kryeministër?

Meta kandidat për Bashkinë e Tiranës? Veliaj: Nuk besoj se ia mban, Tirana duhet të vazhdojë progresin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të presion mbi Kievin: Garanci sigurie nëse heq dorë nga Donbasi

SHBA-të presion mbi Kievin: Garanci sigurie nëse heq dorë nga Donbasi

January 28, 2026
Shiste kokainë, kapet në flagrancë 41-vjeçari me dy emra

Shiste kokainë, kapet në flagrancë 41-vjeçari me dy emra

January 28, 2026
Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

January 28, 2026
Çfarë informacionesh mbledhin hakerat shtetërorë rusë në Serbi?

Çfarë informacionesh mbledhin hakerat shtetërorë rusë në Serbi?

January 28, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”, ish-prokurori: Hetimet për zyrtarët e lartë nuk janë të qarta!

January 28, 2026
Horror në Selanik: Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik: Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 28, 2026
Nga ritual ditor në barrë mujore, pse po shtrenjtohet kafeja në Tiranë

Nga ritual ditor në barrë mujore, pse po shtrenjtohet kafeja në Tiranë

January 28, 2026
75 mln $ e 70 VIP-a në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump “tërbon” amerikanët

75 mln $ e 70 VIP-a në Shtëpinë e Bardhë, dokumentari për Melania Trump “tërbon” amerikanët

January 28, 2026
LETRA / 76 kryebashkiakë në mbështetje të Veliajt dhe Imamoglu: Të shqetësuar për mbajtjen e tyre në burg pa afat

LETRA / 76 kryebashkiakë në mbështetje të Veliajt dhe Imamoglu: Të shqetësuar për mbajtjen e tyre në burg pa afat

January 28, 2026
Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In