• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshojnë tendencat e emigrimit të shqiptarëve: 52% mendojnë largimin përgjithmonë!

by Java News
20/10/2018 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare do të donte të shkonte në vendet më të pasura dhe me shkollim më të mirë, tregoi një studim i publikuar ditën e premte. Studimi, i udhëhequr nga Russell King i Universitetit të Sussex dhe studiuesi shqiptar Ilir Gedeshi, zbuloi se migrimi potencial i vendit ishte rritur nga 44 përqind në 2007-ën, në 52 përqind në 2018-ën.

Që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin më 1991, më shumë se 1.4 milion shqiptarë, gati gjysma e popullsisë aktuale të vendit, kanë emigruar kryesisht në Italinë dhe Greqinë fqinje, dhe më pak në Britani, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara.

Studimi tregoi se motivet ekonomike ishin akoma faktori kryesor i migrimit, por me ndryshimin se tani shqiptarët preferojnë të largohen drejt Gjermanisë dhe SHBA-ve, duke mos u joshur më nga vendet fqinje.

Rreth 65,000 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2015-16, por shumica e tyre u refuzuan, pasi vendi përballej edhe me fluksin e sirianëve që iknin nga lufta. Gjermania që nga fillimi ka mirëpritur gati të gjithë mjekët dhe infermierët e rinj, të sapodiplomuar, duke shprehur edhe një interes në rritje ndaj kësaj kategorie.

Ndërsa kriza globale dhe ekonomike që nga viti 2008 goditën ekonomitë e Italisë dhe të Greqisë, që ishin edhe “shtëpi” për rreth një milion shqiptarë, remitancat në Shqipëri, kyçe për lehtësimin e varfërisë, u tkurrën me një të tretën dhe 133.544 emigrantë u kthyen në atdhe.

“Të papunët, të pa kualifikuarit dhe të paarsimuarit ishin kategoria prej nga buronin emigrantët më parë. Tani ka ndryshuar, pasi janë të aftët, të arsimuarit, ata me një punë dhe gjendje të mirë ekonomike, që duan të emigrojnë”, tha Gedeshi për Reuters.

“Ne gjithashtu kuptuam se arsyet ekonomike kishin rëndësi më të vogël, sepse njerëzit tani duan të emigrojnë për një arsimim më të mirë. Një grup gjithashtu dëshiron të largohet sepse nuk sheh asnjë të ardhme në Shqipëri”, shtoi ai.

Duke pasur parasysh profilin në rritje të edukimit të migrantëve potencialë, studimi rekomandoi që Shqipëria të kërkonte marrëveshje për “migrimin e menaxhuar të të aftëve, gjithmonë duke mbajtur parasysh rreziqet e rrjedhjes së trurit dhe aftësive”.

“Duhet gjithashtu të bëhen përpjekje për të përmirësuar dhe zgjeruar strukturën e punësimit dhe mundësive të biznesit në Shqipëri, në mënyrë që më pak njerëz të jenë pesimistë për të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe ta shohin migrimin si” rrugë të vetme”, thuhet gjithashtu në studim. /ma.me

Next Post
Banorët në Has: “Askujt s’i shkonte mendja për laborator droge në fshatin tonë”

Banorët në Has: “Askujt s'i shkonte mendja për laborator droge në fshatin tonë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In