• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ndryshojnë taksat për automjetet, sa do të paguajnë shqiptarët pas 1 Janarit

by A R
24/12/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 1 janarit, taksa për makinat e luksit do të rritet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi dje se, me hyrjen në fuqi të paketës fiskale, nga 1 janari 2018 ndryshojnë taksat për makinat e luksit, shkruan “Panorama”.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi se ndryshimet e paketës fiskale do të zbatohen nga të gjithë pronarët që kanë makina luksoze ose e thënë ndryshe, mjete me kapacitet 6+1 vende.

Aktualisht, kjo taksë paguhet për mjetet me kapacitet deri në 4+1 vende. “Në kuadër të paketës së re fiskale, e cila do të zbatohet përgjatë vitit 2018, me ligjin nr.104/2017 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975”, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, ka pësuar ndryshim trajtimi i atyre që quhen mjete luksi, ku për efekte takse, ”automjete luksoze” konsiderohen autoveturat deri 6+1. thuhet në shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpjegon se taksën e luksit do ta paguajnë të gjithA makinat që kanë kapacitet vendesh 6 +1 nëse plotësojnë kriterin e vlerës së çmimit ose të cilindratit.

“‘Automjet luksoz’” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3000 cm3 ose vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5,000,000 lekë.”, thuhet në letrën e Tatimeve.

Pra, e thënë ndryshe, taksa e makinave të luksit do të paguhet për ato mjete me kapacitet 6+1, që plotësojnë të paktën njërin nga kushtet ose makina ka çmimin deri në 5 milionë lekë ose cilindrat 3 mijë cm3. Nga rritja e taksës, sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, do të preken 909 makina dhe efektet në të ardhurat e buxhetit do të jenë 19 milionë lekë.

SA DO TË PAGUAJNË

Për ta konkretizuar për qytetarët se sa taksa do të paguajnë pas 1 janarit pronarët e këtyre makinave, po ju sjellim një shembull. Në rast se një qytetar disponon një makinë me kapacitet vendesh 6+1 dhe plotëson një nga kriteret e vendosura në ligj, atë të çmimit ose cilindratit, do të paguajë taksën prej 70 mijë lekë për regjistrimin e makinës dhe taksën e përvitshme në masën 21 mijë lekë.

Pra, nëse makina është me kapacitet vendesh 6+1 dhe çmimi i blerjes së saj është 5 milionë lekë, ky pronar do të paguajë taksën e regjistrimit të makinës si mjet luksoz, që është 70 mijë lekë dhe taksën e përvitshme 21 mijë lekë. Taksat e reja do të paguhen edhe në rast se makina me 6+1 vende është me cilindrat 3 mijë cm3.

Aktualisht, taksa e luksit paguhet vetëm nga makinat me kapacitet vendesh 4+1, por ndryshimet e ligjit erdhën për shkak të abuzimeve, që shumë drejtues makinash kryenin për të evituar pagimin e taksave.

Sipas ligjit në fuqi, pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. /b.d

Next Post
Parashikimi për sot, ja çfarë na ka rezervuar moti

E diela, e ftohtë dhe e kthjellët. Ja parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

April 15, 2026
Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

April 15, 2026
Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

Dosja “Partizani”, GJKKO pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për thirrjen e Ramës si dëshmitar

April 15, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Këshilltari i PS: Transporti publik t’i kalojë shtetit, e patolerueshme që lanë njerëzit rrugëve

April 15, 2026
Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

“Situata e sigurisë më e ndërlikuar, për shkak të aktiviteteve të Prishtinës, Tiranës e Zagrebit”

April 15, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Trajtimi gjatë seancave gjyqësore, Beqaj kundër “kafazit”! Zbulohet letra për Qeverinë, Kuvendin dhe…

April 15, 2026
Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

Zheni kapërceu çdo kufi të mentalitetit provincialist

April 15, 2026
Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

April 15, 2026
Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In