Kanë ndryshuar procedurat për pajisjen e me lejen e drejtimit të automjeteve. Konkretisht, në dosjen e dokumenteve nuk kërkohet më leja e banimit dhe as analiza e grupit të gjakut, shkruan Gazeta Shqiptare.
Dokumentet e tjera, certifikata mjekësore bëhet me afat vlefshmëri jo më e hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim, nga 3 muaj që ishte deri tani.
Kurse, sa u përket personave që u është hequr leja e drejtimit pas datës 21 Janar 2016, mund ta rimarrin atë nëpërmjet provimit të kualifikimit teorik nga 16 prilli 2016.
Sa i përket pagesës për lejen e drejtimit, do të bëhet pasi kandidati të ketë fituar testin e praktikës, ndërsa tarifat nuk do të ndryshojnë.