Katër persona të tjerë, kanë dëshmuar në gjyqin ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Dy nga këto dëshmi, janë kundështuar nga SPAK, me pretendimin se janë të kundërta me deklarata që këto persona kanë bërë gjatë fazës së hetimit, në Byron Kombetare të Hetimit.
Në gjykatë dëshmoi Dod Martini, i cili tha se nuk ka biseduar me Kristian Shkrelin për çështje votash, por sipas organit të akuzës, provohet e kundërta.
“Në dëshminë e parë të dhënë, Dod Martini, ka thënë se gjatë takimit me kryetarin Kristian Shkreli, për vendosjen e shtyllave elektrike u ka kërkuar mbështetje për Tom Doshin.”
Edhe për dëshmitarin tjetër, Izmir Mucaku, SPAK, kundërshtoi deklaratat me pretendimin se janë të ndryshme me ato të fazës se hetimit.
Gjykata e Posacme pasi dëgjoi palët, vendosi që të thërra 4 dëshmitar të tjerë në datën 27 prill.
Për Kristian Shkrelin SPAK i mbylli hetimet në muajin tetor duke evidentuar se ai ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike.
Ky investim sipas SPAK është realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, ndërkohë që kryebashkiaku socialist, u ka kërkuar banorëve të votonin subjektin politik të preferuar prej tij, PSD-në e Tom Doshit.











