• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshohen rregullat për pensionin e pleqërisë dhe atë suplementar

by Java News
11/10/2019 07:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me tre vendime të Këshillit të Ministrave, të miratuara dje, qeveria ka bërë një numër ndryshimesh në rregullat aktuale të përfitimit të pensioneve të pleqërisë apo atyre suplementare.

Punonjësit e bujqësisë
Sipas VKM-së së parë, për efekt të përfitimeve për pension, do të njihen si periudha sigurimi të gjitha periudhat nga data 1 tetor 1993 deri në 31 dhjetor 2014, për të cilat nga personat e vetëpunësuar në bujqësi janë paguar kontributet e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, sipas procedurave të kohës. Kjo, pavarësisht vendbanimit të tyre sipas regjistrit të gjendjes civile në atë periudhë të mbuluar me sigurim shoqëror. Por ka një kusht: kontributet duhet të jenë paguar deri në datën 31.3.2015.

Në rastet kur paga mujore mbi të cilën paguhen kontributet dhe kontributet janë llogaritur dhe paguar mbi një shumë më të vogël se paga minimale ose kontributi minimal i miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për vitin përkatës, periudha mujore e sigurimit llogaritet duke vënë në raport pagën ose kontributin e paguar me pagën ose kontributin minimal të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, e shumëzuar me 30.
Nga ky rregull bëjnë përjashtim muajt me pagesë kontributesh jo të plotë, për shkak se personi ka filluar punë ose është larguar nga puna gjatë muajit. Në këtë rast, për efekt të periudhës së sigurimit merren ditët e punuara.

Pensioni suplementar
Sigurimin shoqëror suplementar, sipas ligjit, e përfitojnë kategoritë e ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit Informativ të Shtetit, Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Policisë së Burgjeve, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit e punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë.

Në rregullat e deritanishme, bëhet ndryshimi, që nuk do të kërkohet më prej qytetarit një vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive (Kadastra) nëse ka përfituar ose jo tokë, sipas ligjit nr.7501. Po kështu, nuk do t’i kërkohet as vërtetim nëse ka përfituar tokë sipas akteve të tjera ligjore e nënligjore, vetëm nga personat që janë banorë në fshatra.
Por verifikimin do ta bëjë vetë shteti, duke përjashtuar kategorinë e personave, të cilët kanë përfituar tokë sipas ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar, dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore dhe ushtrojnë aktivitet si persona të vetëpunësuar në bujqësi.

Për pensionet suplementare do të ndryshojnë edhe mënyra e llogaritjes së kontributeve. Sipas VKM-së së djeshme, pensionet suplemnetare të rillogaritura sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, do të indeksohen dhe masa e pensionit suplementar do të vihet në kufirin deri në 50% të masës së pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. /l.m

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Shtypi i ditës, e premte 11 tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ikje nga politika po të kthehej Saliu me Mulin…”, Rama-Bardhit: Bëre mirë që s’e kallëzove Olsin se do përfundoje si Babale Salianji

Rama paralajmëroi shpronësimin e tokës së sherrit në Vlorë, Bardhi: Gjobë për shqiptarët, SPAK të veprojë!

September 4, 2026
Nëse AfD merr pushtetin, fëmijët me aftësi ndryshe nuk do hynin në shkolla normale

Nëse AfD merr pushtetin, fëmijët me aftësi ndryshe nuk do hynin në shkolla normale

September 4, 2026
VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

September 4, 2026
Superiore/ Egnatia mund Skënderbeun dhe bën ‘tre nga tre’ dhe merr kryesimin (VIDEO)

Superiore/ Egnatia mund Skënderbeun dhe bën ‘tre nga tre’ dhe merr kryesimin (VIDEO)

September 4, 2026
Zjarri ‘përpin’ katin e pestë të një hoteli në Velipojë, pushuesit evakuohen të alarmuar! S’ka të lënduar, hetime për shkaqet

Zjarri ‘përpin’ katin e pestë të një hoteli në Velipojë, pushuesit evakuohen të alarmuar! S’ka të lënduar, hetime për shkaqet

September 4, 2026
‘Tërmet politik’ në Itali, Bloomberg: Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të reja para afatit

Theu rekordin e qeverisjes, por sondazhet befasojnë! 53% e italianëve refuzojnë qeverinë Meloni: Po shkon në drejtimin e gabuar

September 4, 2026
Skandali i ri financimit trondit partinë e ekstremistit Nigel Farage në Britani! Dy nga drejtuesit e saj japin dorëheqjen

Skandali i ri financimit trondit partinë e ekstremistit Nigel Farage në Britani! Dy nga drejtuesit e saj japin dorëheqjen

September 4, 2026
Makabre në Greqi, vajza groposi në oborr nënën 10 vite më parë për t’i marr pensionin, rrëfimi pas arrestimit: Nuk e përballoja dot sepse…!

Makabre në Greqi, vajza groposi në oborr nënën 10 vite më parë për t’i marr pensionin, rrëfimi pas arrestimit: Nuk e përballoja dot sepse…!

September 4, 2026
Lufta hibride dhe sabotimet e rrjetit energjetik, Gjermania në alarm! Forcat speciale sulmojnë kamionin e një ekstremisti të dyshuar

Lufta hibride dhe sabotimet e rrjetit energjetik, Gjermania në alarm! Forcat speciale sulmojnë kamionin e një ekstremisti të dyshuar

September 4, 2026
Vatër e rrezikshme zjarri edhe në Picar të Gjirokastrës, flakët ‘përpijnë’ zonën pyjore dhe i drejtohen banesave të fshatit!

Vatër e rrezikshme zjarri edhe në Picar të Gjirokastrës, flakët ‘përpijnë’ zonën pyjore dhe i drejtohen banesave të fshatit!

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com