• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshmet në statut/ Nga vula e partisë tek këshilltarët bashkiakë, Basha blindon veten në PD, ikën dhe Nishani nga drejtimi i Këshillit

by Java News
12/07/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni për ndryshimet statutore (i përbërë nga 9 anëtarë) ka tre javë që është ngritur në PD, por vetëm të enjten, (dy ditë para Kuvendit) kryesia e partisë më të madhe në opozitë do t’i marrë në shqyrtim propozimet e saj.

Më saktë, propozimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që formalisht i ka depozituar pranë këtij komisioni për mendim.

Lulzim Basha bën me dije në një dosje 15 faqesh se ka propozuar 11 ndryshime në statutin aktual të partisë me qëllim zgjerimin e  konceptit të demokracisë së brendshme në parti.

Megjithatë, nisur nga një vëzhgim i Gazeta “Si” për çdo ndryshim të propozuar nga ai, vihet re se në gjithë atë paketë ndryshimesh, Basha ka forcuar kompetencat në parti duke kaluar nga dora e tij deri edhe lista e këshilltarëve bashkiakë të PD-së.

Gjithçka në funksionimin dhe kontrollin e partisë në qendër dhe degë do të kalojë përmes emërimit të njerëzve nga vetë ai.

Për herë të parë Basha propozon gjithashtu që rregullat për ruajtjen dhe përdorimin e vulës së partisë të përcaktohen me urdhër të tij dhe jo më me vendim të kryesisë së partisë

Kryesia e PD nuk do të miratojë më me udhëzim as rregullat për realizimin e procedurës së përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave për Kuvendin e Shqipërisë. Kandidaturat do të përzgjidhen dhe seleksionohen në bashkëpunim dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së (siç është edhe në statutin aktual), porse pas këtij procesi nuk futet më në lojë kryesia për udhëzime, por direkt kryetari i partisë i cili i propozon listën Kryesisë së PD që vendos listën përfundimtare të kandidaturave elektorale dhe më pas i paraqitet për miratim Këshillit Kombëtar.

Në propozimet për ndryshimet në statut, Basha ka saktësuar edhe një tjetër pikë kompetence për të.

Pas konsultimit me anëtarësinë, kandidaturat për organet ekzekutive të pushtetit vendor do të propozohen nga kryetari i partisë caktohet nga kryesia dhe lista më pas do miratohet nga Këshilli Kombëtar

Përjashtimisht për bashkitë qendër qarku lista e këshilltarëve propozohet nga kryesia e degës dhe nuk do të miratohet më nga kryesia sipas statutit aktual por nga kryetari i partisë.

Basha ka shtuar si strukture vendore të partisë edhe Këshillin Koordinues të Qarkut, që drejtohet nga Drejtues Politik i Qarkut, që do të emërohet nga vetë ai.

Në përbërje të Këshillit do të jetë kryetari dhe sekretari i degës deputetët, si dhe koordinatorët përgjegjës për detyra specifike që edhe këta të fundit do të emërohen nga kryetari i partisë me propozim të drejtuesit të qarkut.

Këshilli duhet të mblidhet një herë në muaj dhe duhet të raportojë tek Sekretari  i Përgjithshëm çdo tre muaj

Koordinimi i veprimtarive politike dhe organizatave të degëve të PD-së në nivel qarku si dhe rregullat për drejtimin organizimin dhe zhvillimin e fushatave elektorale për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore do të përcaktohen rast pas rasti po me udhëzim të kryetarit të partisë.

Basha do të ketë gjithashtu të drejtën për t’i bërë kërkesa dhe propozime konkrete Kuvendit Kombëtar (ashtu si edhe kryesia dhe Këshilli Kombëtar) për çështje që janë në kompetence të Kuvendit  përveç rasteve që statuti parashikon ndryshe.

Ndryshe nga statuti aktual, kryetari i partisë do të ketë gjithashtu të drejtën që t’i propozojë Kuvendit Kombëtar listën e kandidatëve për Këshill Kombëtar

Me mbledhjen më të parë të Këshillit të ri Kombëtar, Bujar Nishani, kryetar aktual i Këshillit nuk do të jetë më i tillë.

Lulzim Basha ka propozuar që Këshilli Kombëtar të drejtohet nga kryetari i këshillit që zgjidhet në mbledhjen e parë të konstituimit të këtij këshilli mes të paktën dy kandidaturave alternative. Statuti aktual nuk i përfshin kandidaturat alternative dhe kishte të përcaktuar mandatin e kryetarit të Këshillit

Ndryshe nga statuti aktual, Basha ka hequr pikën ku një nga nënkryetarët aktuale të partisë të jetë automatikisht edhe kryetari i grupit.

Ndërkohë Basha nuk ka prekur nenin për kryetarin e partisë ku flitet vetëm për mënyrën e zgjedhjes por jo për mandatin e tij./N.P

/m.j

Next Post
Kampi i PD-së i kërkon llogari Bashës: Nuk mund të fitohet me vota të LGBT, respekto familjen

Zyrtari i lartë i PD: Propozimet e Bashës për statutin rregullime gramatikore, si nata me ditën nga ato të Kadillit! Me KK do spastrojë kritikët e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In